Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Fama dhe e keqja që vjen prej saj

Fama dhe e keqja që vjen prej saj

Aid el KarniIbën Verdi deklaron: Telashet që fama m’i solli,gjithë fuqinë mua ma voli. Thënë më shkurt, Ibën Verdi na porosit se çmimi i famës është i shtrenjtë dhe i lartë. Ajo na merr shëndetin, gëzimin dhe rehatinë e shpirtit. Janë të rrallë ata që shpëtojnë prej saj, kur vinë në ndonjë pozitë të rëndësishme. Pjesa më e madhe e njerëzve, pasi ta kenë prekur fronin e famës së kësaj bote, zhyten në shqetësim shpirtëror, ndjejnë vazhdimisht lodhje, larg nga çdo e mirë dhe kuptim.”Mos e kërkoni prijtarinë.” (hadith)”S’ka fuqi më të madhe se e Imja!”[1]Një poet ka thënë: Lere që dynjaja kalimtare të kalojë ngadalë,si nuk e sheh që rrugët e tij në zhdukje shkojnë. Paramendo sikur kjo botë do të jepte gjithçka që mund të kesh, ku do të përfundojë kjo? A nuk është gjithçka në të kalimtare?”Mbetet vetëm Zoti yt, i Madhërishmi dhe Bujari.”[2]  Njëri prej pararendësve të shquar e ka këshilluar djalin e tij me këto fjalë: “Biri im, mos qëndro në ballë (në ndonjë pozitë të lartë – vër.përkth.), ngase kjo sjell shumë dhembje.”Me të vërtetë, fyerjet, qortimet dhe mallkimet më të mëdha i drejtohen pikërisht atyre që janë në ballë, të cilët janë të parët kur diçka zbatohet etj. Gjysma e njerëzve janë armiq,të atyre që udhëheqin, edhe nëse janë të drejtë.


[1] Hak, 29.

[2] Rrahman, 29.