Home \ ZGJODHËM PËR JU \ FOSHNJA QE FRIKESOHEJ NGA LINDJA
foshnja-qe-frikesohej-nga-lindja

FOSHNJA QE FRIKESOHEJ NGA LINDJA

Foshnja që frikësohej nga lindja!

Imagjinoni një foshnje në barkun e nënës që ka frikë të lindë e të jetojë në këtë botë. Përfytyroni sikur t’i thuhej: Mos u frikëso! Mos u shqetëso! Lindja nuk është diçka e keqe. Ai që të krijoi do të të mbajë këtu në barkun e nënës për një kohë të shkurtër. Një vend më i mirë nga kjo hapësirë e errët dhe e ngushtë, po pret për ty. Një botë plot dritë! Aty ka male të larta, dete të mëdha, fusha të harlisura, re fluturuese dhe erëra që fryejnë. Ka kopshte të stolisura më mijëra lule shumëngjyrëshe, pemë dhë fruta me shije, aromë, ngjyra e forma që do të të mahnisin nga bukuritë e tyre. Do gjesh bletë që të dhurojnë mjaltë, kafshë që të dhurojnë qumësht të bardhë si bora, flutura që të magjepsin me bukurinë dhe hijeshinë e tyre e zogj që thurin melodi vetëm për ty. Do shohësh diellin të varur në qiell që lind vetëm për të të ndriçuar dhe ngrohur ty. Do gjesh një nënë dhe baba që presin me shumë mall e dashuri për të të përqafuar dhe për të të lumturuar.

Do të gjesh fëmijë të tjerë që mezi presin të luajnë me ty e miq të mirë më të cilët do ndash çdo gjë tënden. Mendoni sikur t’i thuhej: “Mos u shqetëso! Të gjithë këto mirësi do jenë tuat, vetëm prit edhe pak se ti shumë shpejt do jesh pjesë e kësaj bote.”, foshnja vështirë do besonte për ekzistencën e një bote që kurrë më herët nuk e ka parë. Por sikur foshnja t’i kushtonte pak më shumë vëmendje trupit të tij, do gjente prova të mjaftueshme për ekzistencën e një bote të quajtur: Dynja! Trupi i tij vazhdimisht në rritje që herët kishte filluar t’i tregonte se tashmë ai nuk mund të jetonte më në këtë botë të errët dhe të ngushtë. Sytë çdo ditë në rritje e lajmëronin për ekzistencën e ngjyrave, veshët për praninë e zërave, këmbët i tregonin që një ditë do ishte i zoti të ecte mbi këtë tokë, mushkëritë ishin lajmëtarë të ajrit që do thithte, ndërsa goja e stomaku për shijen e ushqimeve të panumërta që do shijonte. Këto organe nuk mund të ishin dhuruar për t’u përdorur në një vend aq të errët e të ngushtë. Atëherë përse vallë? Dhe foshnja mendoi… Ai që më ka krijuar me gjithë këto organe dhe ndenja, natyrisht duhet të ketë krijuar edhe vendin ku do t’i përdor. Ai zë ishte i vërtetë… Vërtet ekzistonte një botë e quajtur: Dynja Ashtu si foshnja që nuk beson në ekzistencën e kësaj bote, o njeri, mos dysho për ekzistencën e botës tjetër, sepse dëshirat e tua të pakufishme janë lajmëtare të ekzistencës së botës tjetër të quajtur: Ahiret! “Jeta e kësaj bote, nuk është gjë tjetër, veçse argëtim dhe lojë. Ndërsa jeta e botës tjetër, pikërisht ajo është jeta e vërtetë. Veç sikur ta dinin!”

The post FOSHNJA QE FRIKESOHEJ NGA LINDJA appeared first on KMK.press.

%d bloggers like this: