Home \ Uncategorized \ Gjendet Kurani më i vjetër në botë në Britani

Gjendet Kurani më i vjetër në botë në Britani

 

Fragmentet më të vjetra në botë të Kuranit janë gjetur nga Universiteti i Birminghamit.

Studimet radiokarbon mbi këtë dorëshkrim gjetën se ai është të paktën 1,370 vjet i vjetër, duke u bërë kështu Kurani më i hershëm në ekzistencë.

Faqet e tekstit të shenjtë mysliman kanë mbetur të panjohura për librarinë e universitetit për gati një shekull, transmeton Lajmi.net.

Eksperti i Bibliotekës Britanike për dorëshkrime të tilla, Dr. Muhamed Isa Waley, tha se ky ‘zbulim emocionues’ do t’i bëjë myslimanët që të ‘gëzohen’.

Dorëshkrimi ishte mbajtur me një koleksion të librave dhe dokumenteve të tjera nga Lindja e Mesme, pa u identifikuar si një prej fragmenteve më të vjetra në botë të Kuranit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.