Home \ Ramazani \ Gjërat e pëlqyeshme Natën e Kadrit

Gjërat e pëlqyeshme Natën e Kadrit

1.Laja  

2.Kalimi i natës me lutje dhe falje  

3. Dhënie lëmoshash e ndihmash për të varfërit dhe nevojtarët.  

4.Leximi i Kuranit të Shenjtë, sidomos i sureve Rum, EI-Ankebute dhe Ed-Duhane  

5. Leximi i lutjeve të posaçme për këtë natë, midis të cilave lutjet e Imam Ali Bin EI-Husein Zejnul-abidin(a), që është:  

                 ” 0 Zot! Unë për Ty jam një skllav i vogël, nuk disponoj për vete asgjë që të më vlejë apo dëmtojë dhe nuk prish prej saj kot. Për këtë deshmoj me veten time. Pranoj para Teje dobësinë e fuqisë sime dhe të aftësive të mia. Fale Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit dhe realizo dëshirën që më ke premtuar mua dhe gjithë besimtarëve e besimtareve në këtë Natë. Plotësoje ate që nuk më ke plotësuar, sepse unë jam një skllav i gjorë, i varfër, i dobët, i përulur dhe i fyer”.

                  ” 0 Zot! Mos më bëj të të harroj për kujdesin dhe mbrojtjen që më ke dhënë, as për mirësitë që më ke sjellë dhe as për durimin që ke treguar në plotësimin e kërkesave të mia, edhe nëse je vonuar, në dit të mira apo në këqia, në të shëndoshë apo fatkeqësi, në varfëri apo kamje. Ti je dëgjues dhe plotësues i lutjes”.