Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Gruaja, një mirësi e madhe për të thënë saherë “elhamdulilah”

Gruaja, një mirësi e madhe për të thënë saherë “elhamdulilah”

Martesa është begati e madhe e Allahut, të cilën shumë njerëz e konsiderojnë si të mirëqenë…

Çdo herë kur zgjohet në mëngjes dhe e shikon fytyrën e gruas së tij përkrah tij, burri duhet ta kuptojë, se ajo është një begati e jashtëzakonshme. Ajo është edhe një arsye për të thënë në mëngjes ‘Elhamdulil-lah’, dhe për ta ditur se është i lumtur.

Burri duhet të dijë, se gruaja e tij duke qenë pjesë e jetës së tij, është një mundësi e madhe për të arritur sukses në dynja dhe për ta fituar kënaqësinë e Allahut.

Gruaja është partneri i burrit, dhe ai është partneri i saj. Secili prej tyre e mbart barrën dhe problemet e tjetrit, por gjithashtu, edhe merr pjesë në gëzimin dhe bukurinë që e gjen tjetrin. A nuk është e mjaftueshme, që çdo ditë e vlerëson gruan tënde dhe nuk e lënë pas dore? E di, ke shumë punë, por mos lejo që diçka të jetë më e rëndësishme se familja jote. Fol me të, kujdesu për të dhe tregoji se e do. Për lumturinë martesore nevojitet shumë pak, kurse hapi i parë është që të ndash një kohë për ata që don.

Përkthim: Miftar Ajdini

The post Gruaja, një mirësi e madhe për të thënë saherë “elhamdulilah” appeared first on KMK.press.