Home \ Uncategorized \ KATËR PREMTIMET HYJNORE

KATËR PREMTIMET HYJNORE

Njerëzit premtojnë dhe në të shumtën e rasteve nuk i zbatojnë premtimet e tyre përveç atyre që i ka mëshiruar Allahu. Mirëpo kur Allahu premton Ai premtimin e Tij e realizon.

1. Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni mua unë do të i përgjigjem thirrjes suaj.”
Gafir 60

2. “Pra më kujtoni mua (me adhurim) Unë ju kujtoj juve (me ndihmë).”
Bekare 152

3. “Nëse ju falënderoni ne do t’ua shtojmë të mirat.”
Ibrahim 7

4. “Allahu nuk do t’i dënojë ata përderisa ata kërkojnë falje.”
Enfal 33

Allahu na bëftë prej atyre që e lusin, që e kujtojnë, që e falënderojnë Allahun dhe kërkojnë falje prej Tij.

Përshtati Hoxhë Ismail Asllani