Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Kështu na mësoi Muhamedi alejhi selam

Kështu na mësoi Muhamedi alejhi selam

Tregon Enes b. Maliki (radiallahu anhu) se një ditë derisa Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam ishte me shokët e tij, erdhi një ensar i varfër për të lypur diçka për veti dhe për fëmijët e tij, e Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam i tha: “A nuk ke asgjë në shtëpi”?

Ensari tha: Po si jo, kam një shtrojë (plaf) që me gjysmën mbulohen dhe gjysmën e shtrojë për të fjetur dhe, kam një enë uji (Ibrig) për të pirë ujë!. Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam i tha: “Mi sjell ato dy sende mua këtu” Ai ia solli ato dy sende, Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam mori në dorë dhe tha:

“Kush i blenë këto dy sende”? Njëri nga të pranishmit tha: Unë i blejë për një dërhem. Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam tha: Kush shton (paguan) më shumë se kaq? Këtë ofertë e përsëriti dy apo tri herë. Atëherë njëri nga të pranishmit tha: Unë i paguaj dy dërhem. Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam ia dha ato dy sende blerësit, i morri dy dërhemët dhe ia dha ensariut dhe i tha:

“me njërin dërhem blejë ushqim dhe çoja familjes sate, e me tjetrin blejë një sëpatë e pastaj eja këtu” e i Dërguari i Allahut Salallahu alejhi ve Selam ia kishte gdhendur një bisht me dorën e tij, dhe i tha:

“Merre këtë, shko bartë dru dhe shiti, të mos shohë më, para pesëmbëdhjetë dite” Njeriu e mori sëpatën shkoi barte drunjë dhe i shite, e pastaj kur u kthye te Pejgamberi Salallahu alejhi ve Selam kishte fituar dhjetë dërhem, me disa prej tyre kishte blerë veshmbathje për familjen e me disa ushqim për ta.

Atëherë i Dërguari i Allahut Salallahu alejhi ve Selam i tha: “Kjo është më e mirë për tyse sa ditën e gjykimit të paraqitet shenja e lypjes tënde në fytyrë, vërtetë lypja nuk vlen për të tjerët, përveç për tre njerëz, për të varfrin ekstrem, (qës’ka asgjë), borxhliut të tmerrshëm apo atij që është i sëmurë”. (Ebu Davudi)