Home ZGJODHËM PËR JU Kjo është gruaja e mirë

Kjo është gruaja e mirë

Roli i gruas në ruajtjen e harmonisë dhe sjelljes së mirë

Dije se lumturia, kënaqësia e rehatia arrihet vetëm kur bashkohet butësia dhe feja, kur gruaja e di se çfarë i duhet dhe nuk i kalon kufijtë, kur i përgjigjet burrit të saj, ngase ai e mbron dhe shpenzon për të, andaj është obligim respektimi i tij, ruajtja e nderit dhe e pasurisë së tij.

Ajo duhet ta kryejë punën si më së miri, të kujdeset për të dhe shtëpinë e tij ngase është grua e sjellshme dhe nënë e dashur, edukatore në shtëpinë e burrit të saj, përgjegjëse për kopenë e saj, e pranon bukurinë e burrit të saj, nuk i mohon mirësitë dhe sjelljet e mira sepse këtë gjë e ka ndaluar i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem me fjalët: “Kam shikuar xhehennemin dhe kam parë se pjesa më e madhe e tij është e mbushur me gra ngase janë mohuese.”

Pyetën të pranishmit: “E mohojnë Allahun?” Tha; “Jo, por mohojnë mirësitë. Nëse je i sjellshëm dhe i jep mirësi dhe të mira gjithë jetën njërës prej tyre e pastaj sheh tek ti një të keqe, atëherë thotë nuk kam parë asnjë të mirë nga ti gjatë gjithë jetës.”

Atëherë patjetër duhet të kesh durim, të mbyllësh sytë para disa gjërave, të mos sillesh keq kur ai është prezent dhe mos ta tradhtosh kur mungon.

Në saje të kësaj arrihet pëlqimi dhe kënaqësia, përmirësohet sjellja, mbillet butësia, rehatia dhe prehja, sepse çdo grua që vdes dhe burri i saj është i kënaqur me të, ajo është nga banoret e xhennetit.

Ki frikë Allahun o ummeti islam! Dijeni se me arritjen e harmonisë dhe lumturisë përgatit ambient edukativ, rifillon një celulë të re në shtëpinë bujare e të mbushur me ngrohtësi e mirëkuptime dashurie mes nënës dhe babait, larg keqkuptimeve dhe përleshjeve e polemikave, duke akuzuar njëri-tjetrin.

Qëndroni larg përleshjeve dhe akuzimeve, duke mos e ofenduar njëri-tjetrin nga afër dhe nga larg. Allahu në Kur’an thotë: “O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!” (El Furkan: 74)

Unejs Murati-Daku

The post Kjo është gruaja e mirë appeared first on xhamiambret.com.