Home \ Ahlak \ KOHA NA BËRI TË NDRYSHOHEMI

KOHA NA BËRI TË NDRYSHOHEMI

Në jetën time, me kalimin e kohës, u ndryshuan disa pikëpamje.

E kuptova se përvojat të mësojnë se kë ta duash dhe se situatat të mësojnë se kush të do.

U binda se pas disa fytyrave qëndrojnë maska dhe se çdo buzëqeshje i ka një mijë kuptime.

E mësova se pas çdo heshtjeje ka arsyetim dhe pas çdo zemre të mirë një mijë vështirësi.

Po ashtu e mësova se duhet të bëj një hapësirë sigurie me ata që i kam përreth, edhe nëse nuk pajtohemi, së paku të mos përplasemi me njëri-tjetrin.

E mësova se për disa, të anashkalohen ishte mëshirë dhe se harresa ishte begati.

E mësova se jeta nuk na bën të ndiejmë dhembje për së koti, po ajo na jep dhembje që ne të rritemi, të mësojmë dhe jeta të na mësojë fjalorin e saj, të na e mësojë madhësinë e çdo njeriu në jetën tonë dhe të mos i besojmë çdokujt, sepse më vonë realiteti i gjërave po na bën të lodhur së tepërmi dhe po na bën të ndiejmë dhimbje.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU