Home \ ZGJODHËM PËR JU \ KU KA SHKUAR BILALI r.a. PAS VDEKJES SE PEJGAMBERIT a.s

KU KA SHKUAR BILALI r.a. PAS VDEKJES SE PEJGAMBERIT a.s

Bilali është i pari që ka thirrur ezanin me urdhërin e Muhamedit, alejhi selam, në xhaminë që ishte ngritur në Medine, dhe kështu vazhdoi 10 vite.

Pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, Bilali shkoi tek Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe i tha: O Prijësi i muslimanëve, unë kam dëgjuar Muhmedin (alejhi selam) duke thënë: “Puna më e mirë e besimtarit është xhihadi në rrugën e Allahut.”
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Çka po don o Bilal?
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Të luftoj në rrugë të Allahut derisa të vdes.

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Kush do t’na thërret neve ezanin?
Bilalit iu mbushën sytë lotë dhe tha se unë nuk mundem të thërras ezan pas vdekjes së Pejgamberit, alejhi selam.
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Qëndro dhe na thirr ezanin!

Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) tha: Nëse më ke liruar nga skllavëria për vete atëherë le të bëhet si thua ti, e nëse më ke liruar për Allahun, atëherë më liro që t’shkoj…!
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) ia ktheu: Gjithesesi, të kam liruar për Allahun; kështuqë Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) shkoi në Sham për të luftuar në rrugën e Allahut dhe tha për veten e tij: “Nuk kam mundur të përballoj dhë të qëndroj në Medine pas vdekjes së Muhamedit, alejhi selam, dhe sa herë që thërriste ezanin dhe arrinte tek fjala “Esh-hedu enne Muhammede-rr-rresulullah” iu nxinte fryma dhe qante, kështuqë shoki me muxhahedinët.”

Pas disa viteve, Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me atë) e kishte parë në ëndërr Muhamedin, alejhi selam, duke i thënë: “Ç’është ky boshllëk o Bilal? – pse nuk po na viziton?”

U ngrit nga gjumi i mërzitur Bilali, hipi në kafshën e tij dhe u nis drejt Medines. Aty i takoi nipat e Muhamedit, alejhi selam, Hasanin dhe Huseinin (Allahu qoftë i kënaqur me ata) dhe ata i kërkuan që ta thërras ezanin! Të gjithë njerëzit dolën nga shtëpitë e tyre dhe nuk mbahet mend të kenë qajtur më shumë banorët e Medines së ndritur, se sa në këtë rast!

Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me atë) kur vizitoi Shamin, ndërmjetësuan muslimanët tek ai që ta bind Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur me atë) ta thërret ezanin vetëm për një namaz!
E thirri Omeri, Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe koha e namazit vetëmse kishte hyrë dhe kërkoi nga ai që ta thërret ezanin; u ngrit Bilali dhe e thirri ezanin, qanë sahabët të cilët e kishin takuar Muhamedin, alejhi selam, kur Bilali thërriste ezanin.

Para se të vdiste e ngushëllonte gruaja e tij, ndërsa ai thoshte: “Mos qaj, nesër do t’i takoj të dashurit e mi, Muhamedin, alejhi selam, dhe shokët e tij!”