Home \ Uncategorized \ KUR DHE ÇFARË JANË DËSHIRAT E NJERËZVE?

KUR DHE ÇFARË JANË DËSHIRAT E NJERËZVE?

Allahu i Madhëruar i ka përmendur disa dëshira që do ti shprehin njerëzit, por kur realizimi i atyre dëshirave do të jetë vonë. Mirëpo, nëse në e kuptojmë këtë realitet, do të vërejmë se ne sot mundemi ti realizojmë që mos të na bëhet vonë.
Ato dëshira që Allahu i Madhëruar i ka cekur në Kuran janë si në vijim:

1 – Pabesimtari kur e sheh se më çfar do të dënohet
))يَا لَيْتَنِي كُنتُ تُرَابًا ((
“… Ah sikur të isha dhé!” “ Nebe, 40

2 – Pabesimtari kur e kupton Ahiretin
))يَا لَيْتَنِي قَدَّمْتُ لِحَيَاتِ((
“ … Ah sikur të isha parapërgatitur për jetën time!” “Fexhër: 24

3 – ata që kanë marrë shokë të gabuar në dynja
))لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلَانًا خَلِيلًا ((
“ … ah sikur të mos e kisha bërë filanin mik! “ Furkan: 28

4 – ata që ia kanë kthyer shpinën të dërguarit të Allahut dhe sunetit të tij dhe kanë madhëruar personalitete tjera në dynja
))يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ الرَّسُولِ سَبِيلًا((
“ ah sikur ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! “ Furkan: 27

5 – munafiku I cili I ka përqeshur besimtarët kur kanë dalur në xhihad, e pastaj kur janë kthyer me ganimetin e luftës
)) يَا لَيْتَنِي كُنتُ مَعَهُمْ فَأَفُوزَ فَوْزًا عَظِيمًا ((
“ … të kisha qenë së bashku me ta e të kisha arritur një fitim të madh. “ Nisa: 73

6 – pabesimtarët që nuk kanë dashur ti nështrohen Allahut dhe ta respektojnë të dërguarin
يَا لَيْتَنَا أَطَعْنَا اللَّهَ وَأَطَعْنَا الرَّسُولَ
“ … ah sikur ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin! “ Ahzab: 66

* * *

Të gjitha këto dëshira i shprehin pabesimtarët dhe hipokritët, por të vonuar në kohën kur ska kthim. Andaj vëlla i dashur, sot kur ti ke kohë ta kuptosh këtë dhe ta realizosh, mos e lër që të bëhet vonë. Allahu të mëshiroftë!

Ali Shabani
Shtator, 2020