Home \ ZGJODHËM PËR JU \ KUR HUMBASIN BEGATITË

KUR HUMBASIN BEGATITË

“Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një begati që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” Enfal: 53

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i madhërishëm na ka treguar që nuk ia heq (ndryshon) askujt begatitë të cilat ia ka dhënë përderisa ai vetë nuk ndryshon në veten e tij duke e zëvendësuar bindjen ndaj Allahut me mëkatim, falënderimin me mohim dhe shkaqet e pajtimit të Zotit me shkaqe të cilat e hidhërojnë Atë. Kur të bëjë këtë ndryshim, i bëhet edhe ndryshimi nga Allahu, plotësisht qysh e meriton “e Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve” (Fussilet: 46)
Nga ana tjetër, nëse mëkatimin e zëvendëson me bindje ndaj Allahut, Allahu dënimin ia zëvendëson me falje ndërsa nënçmimin me krenari” Allahu i madhërishëm thotë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.” (R’ad: 11)
El-Xhevab El-Kafi, fq: 75 / albislam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.