Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Lutja për pranimin e lutjeve

Lutja për pranimin e lutjeve

Lutja për pranimin e lutjeve
“… Rabbena tekabbel minna. Inneke entes-Semiul Alimë.”
… ﺎَﻨَّﺑَﺭ ْﻞَّﺒَﻘَﺗ ﺎَّﻨِﻣ َﻚَّﻧِﺇ َﺖْﻧَﺃ ُﻢﻴِﻠَﻌْﻟﺍ ُﻊﻴِﻤَّﺴﻟﺍ
”O Zoti ynë, pranoje nga ne. Vërtet Ti je Dëgjues, i Ditur.”
(El-Bekare, 127)
Zoti i Lartmadhëruar gëzohet kur besimtari i lutet Atij, ndërsa hidhërohet kur besimtari e braktis lutjen.
Zoti i Lartmadhëruar në Kuranin famëlartë thotë:
”E kur robërit e Mi të pyesin (O Muhamed) për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes së atij që lutet…”.
Lutja është shpresë dhe kërkesë drejtuar Allahut xh.sh. Lutja është truri i ibadetit. Lutja është shkak i fuqishëm për largimin e fatkeqësive. Lutja është ushqim shpirtëror dhe mendor. Istigfari është metoda më e suksesshme për shërim nga sëmundjet psikike.