Home \ Ramazani \ Lutja(Duaja)dhe kërkesa e faljes së mëkateve(El-Istigfar)

Lutja(Duaja)dhe kërkesa e faljes së mëkateve(El-Istigfar)

Lutja është një nga shfagjet më të rëndësishme e më të mëdha të adhurimit e të nënshtrimit ndaj Allahut të Madhërishëm. Lutja është shprehja e ndjenjës për madhështinë e krijusit dhe hyjnizimit të Tij dhe mundësive të Tij madhështore, pasi Ai është dëgjus i lutjeve dhe u përgjigjet atyre.

           „ E kur robet e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi me lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua“ Suratu-El-Bakare, ajeti 186

                Lutja shpreh një ndjenjë shpitërore që ka njeriu në thellësi të vetvetes, që është ndjenja e varfërisë dhe e nevojës për Allahun e Madhërishëm. Kjo ndjenjë shërben për të edukuar veten me besimin e sinqertë tek Allahu e të varjes së shpresave tek Ai, për të forcuar ndjenjat e vllazërimit midis njerëzve. Lutësi e ndjen se njerëzit janë të barabartë në varfëri dhe skamje si dhe në nevojë që kanë për Krijusin e tyre. Allahu është i pasuri dhe të gjithë robet e Tij i drejtohen Atij për ndihme mbështëtje.

                Prandaj, gjatë muajit të Ramazanit besirntarët nxitojnë për lutje, e cila konfirmohet si rrugë shpëtimi, sidomos për të thelluar ndjenjën e dashurisë hyjnore në shpirtërat e lutësve dhe të besimtarëve me anën e përqëndrimit në mallin dhe dashurinë për Allahun e Madhërishëm, të cilit nuk i fshihet asgjë, përkudrazi i bëhët e qartë varferia dhe nëvoja që njeriu ka në veten e tij, dhe i kërkohet falje dhe mbrojtje. E githë kjo shërben pra për edukimin e shpirtrave njerëzore dhe ndreqjen e sjelljeve të tyre, rilindjen e zemrave dhe të ndërgjegjeve të tyre, në nje kohë që këto janë drejtuar nga Zoti, prezentë në agjerim.

                  Imam Aliu (a) ka thenë:

               “Sapo vintë muaji i Ramazanit, Resulullahu (S) fillonte të falenderontë Allahun dhe ta lavdërontë Atë. Pastaj iu drejtohej njerëzve me thënien: “0 njerëz! Allahu ju shpetoi nga armiqtë tuaj prej xhineve dhe prej njerëzve. Ai ju thotë: “Mu lutni Mua dhe Unë do t’ju përgjigjem”. Pra, Ai ju ka premtuar t’u përgjigjet lutjeve tuaja. Allahu ka ngarkuar 7 nga engjejt e Tij që të pengojnë çdo shejtan që do të synonte t’ju bejë keq deri nëfund të ketij muaji, që është muaji juaj. Prandaj dyert e qielit janë të hapura që nga nata e parë e deri tek nata e fundit e tij dhe lutja giatë këtij muaji është e pranuar”.

                   Në një rast tjetër Resulullahu (S) ka thënë

                “Kerkoni pendim tek Allahu për mëkatët tuaja, ngrini drejt Tij duart tuaja për lutje gjatë kohës kur faleni, sepse këto janë orët më të preferuara, gjatë të cilave Allahu azza ue xhel’le vështron robet e Tij me falje dhe mëshirë dhe u prëgjigjet pozitivisht kërkesave dhe thirrjeve që mund t’i drejtohen për shpëtim e ndihmë, duke na dhënë ato nëse i kërkohen. Ai do t’ju përgjigjet nëse do t’i lutëni”.
                   
Ky rnuaj është koha e lutjeve, i pendesës dhe i kërkesës së mbrojtjes dhe faljes së Zotit për mekatët e bëra. Prandaj besimtarët nxiten e inkurajohen për të kërkuar mbrojtjen e Allahut për mëkatet e tyre pikërisht në këtë muaj. Pikërisht për këtë thuhet gjithashtu se i keq është ai që privohet nga mbrojtja dhe mëshira e Zotit në këtë muaj.

                   Prijësi i Besimtarëve Ali Bin Ebi Talibi (a) ka thënë”

                “Gjatë muajit të Ramazanit ju duhet të shtoni kërkesat e lutjet për falje. Lutja ju largon fatkeqësitë, ndërsa kërkesa e faljes ju shpëton nga mekatët”

                  Njerëzit e mirë dhe imamet e Ehli Bejtit (a) iu përmbajtën këtyre porosive dhe na i kanë lënë edhe neve. Ata ishin shembull në fjalë dhe në vepra. Tregohet, për shembull,se Imam Ali Bin El-Husein Es-Senxhxhad, nëse ishte muaji i Ramazanit,  nuk fliste fare. por merrej me lutje, madhëronte Allahun dhe i kërkonte falje për rnëkatet e tij, duke bërë tekbir (“tekbir” do të thotë të thuash “Allahu Akbar”‑ Zoti ëshië më i Madhi).

                   Kurse gjatë iftarit thoshte: „ O Zot! Nëse dëshiron ta bësh, e bën 

                   Imam Es-Sadiku (a) i porosistë dhe keshillonte muslimanët, duke thënë: “Ramazani është muaji i Allahut, prandaj shtoni thirrjet për Të duke tënë: “Allahu Akbar”, shtoni lavdërimet dhe madhërimet për Të”

                  Le të jetë gjithshka thamë  deri tani prezentë në sferën e shpëtimit e lidhur ngushtë me dritën e dashurisë e të mallit për Allahun e Madhërishëm, duke hedhur tej mosbindjen e kundërshtimin e duke i dhënë fund degjenerimit.