Home \ Ramazani \ Lutje të nëtëve të Ramazanit

Lutje të nëtëve të Ramazanit

Lutja e fillimit në çdo njerën prej netëve të muajit të Ramazanit

                       “0 Zot! Unë e hap këtë lutje duke të falenderuar Ty, sepse Ti, me bamirësine Tënde, je Ai që na drejton drejt të arsyeshmes dhe të së drejtës. Unë e kam kuptuar se Ti je shiruesi i Mëshiruesve si në rast faljeje ashtu dhe mëshire. Ti je ndëshkuesi më i ashpërnë rastët kur ndëshkimi dhe dënimijanë të domosdoshëm. Ti je më i papajtueshmi me mendjemadhësinë dhe fodullëkun”.“O Zot! Dëgjoje lutjen dhe kërkesën time. Dëgjo 0 Dëgjues i lavdërimeve të mia dhe përgjigiju lutjes sime 0 Mëshirues, 0 Mbrojtjes. ” Pasoi vështirësitë e mia. 0 Zoti im!. Sa pezmatime e hidhërime me ke larguar, sa problemeve të mia u ke dhënë rrugë e sa pengesa më ke hequr e mi ke lehtësuar, sa mëshirë ke përhapur dhe sa fatkeqësive u ke dhënë fund!“Lavdia i përket vetëm Allahut, i cili nuk ka asnjë shok, as mijë, që nuk ka as ortak në pasurinë e Tij dhe as pasardhës. Madhërojeni Atë me një madhëri të fortë”.
“Lavdia i përket vetëm Allahut në të gjitha përmasat dhe Ilojet e saj për gjithë të mirat e Tij”
“Lavdia i përket vetëm Allahut, i cili nuk ka pretendet askënd në pasurinë e Tij dhe as kundërshtar për urdhërat e Tij”“Lavdia i përket vetëm Allahut, i cili nuk ka shok në krijimin e Tij dhe as të ngjajshëm në madhështinë e Tij“

                      “Lavdia i përket vetëm Allahut, që urdhërat dhe lavdia e Tij i janë zbuluar krijesave të Tij, që mirësia e Tij duket në bujarinë e Tij, që dora e Tij përhap vetëm mirësi, që rezervat e Tij as pakësohen e as shtohen kurrë nga mirësia dhe bujaria e madhe e Tij. Ai është i dashuri dhe i adhuruari i përgjithshëm”.

                     “0 Zot! Unë të lutëm të më japësh pak nga e shumta, sepse nëvoja ime për të është e madhe. Ti nuk e ke për gjë të ma japësh atë, sepse ke shumë, pra e ke farë të lehtë e të mundëshmë”.

                     “O Zot! Jepma faljen tënde për mekatët e mia dhe m’i justifiko gabimet. Jeprua faljen Tënde për padrejtësitë që kam bërë, për fshehjen e gabimeve të mia e të veprave të keqia. Trajtoi me butësi mëkatet e mia të shumta, kur këto kanë ardhur nga kokëfortësia dhe sjelljet e mia të papeshuara. Më shto kurajon të të lutëm për diçka që nuk ia kërkoj askujt tjetër përveç Tëje, që më ke lindur e ushqyer me mëshirën Tënde dhe me ke treguar mundësitë dhe aftësitë e Tua e me ke mësuar të të përtgjigjem. Unë vazhdoj të të lutem Ty i sigurtë dhe të të kërkoj sikur të të njihja prej kohësh, pa frikë dhe rrezik, duke të treguar Ty atë që synoj të arrij prej Teje.

                       Nëse ajo më vonohet apo ngadalësohet, kjo vjen thjesht nga padija ime dhe ndoshta në këtë vonesë fshihet e mira ime, sepse Ti i din pasojat e ngjarjeve. Unë nuk njoh asnjë kaq bujar dhe të duruar ndaj meje, një robi të përçmuar, përveç Teje.”

                      “0 Zot! Ti më thërret mua, kurse unë të largohem. Ti tregohesh dashamir me mua, ndërsa unë jo. Ti më fal miqësi, ndërsa unë nuk e pranoj atë, megjithatë, kjo nuk të ka penguar të jesh i mëshirshëm me mua dhe bamirësi im, të më preferosh mua ndër krijesat e Tua. Prandaj mëshiroje robin Tënd injorant, ndreqë atë me bamirësinë Tënde, sepse Ti je ndreqësi dhe rregulluesi më bujar”.

                      “Lavdi Allahut, zotëruesit të pasurisë, levizësit të gjithësisë, nënshtruesit të erërave, aguesit të mëngjezeve, gjykuesit të ditës së Gjykimit, Zotit të botëve!”

                      “Lavdi Allahut për butësinë që tregon pasi na dha dijen. Lavdi Allahut, që, megjithë mundesitë që ka, na jep faljen. Lavdi Allahut për durimin e madh që tregon përpara se të zemërohet, megjithëse është i aftë të beje ç’të dojë”.

                       “Lavdi Allahut, krijuesit të krijesave, të cilave u ka siguruar edhe të mirat e jetesës, Atij që posedon madhështinë, Atij që është edhe larg e nuk duket, por edhe afër dhe vështron shpëtimin. I Bekuar dhe i lartësuar qoftë!
                       “Lavdi Allahut, i cili nuk ka kush t’i barazohet dhe as të ngjajshëm në formë apo në veprime, dhe i cili me lavdinë e vet, ka nënshtruar shumë njerëz krenarë, shumë njerëz të mëdhenj i janë përulur. Ai, me fuqinë e vet, arrin ç’të dojë”

                       “Lavdi Allahut, i cili, sa herë që e thërras, me përgjigjet dhe më plotëson çdo mungesë ndërkohë që unë i kundërvihem, që më shton të mirat ndërsa unë e falenderoj. Sa dhurata të bukura më ka dhenë mua, nga sa gjëra të frikëshme më ka shpëtuar, duke më dhënë kushedi sa e sa gëzime! Prandaj unë i falem Atij duke e falenderuar dhe e kujtoj duke e madhëruar”.

                       “Lavdi Allahut, i cili nuk mund të turpërohet e as të denoncohet për asgje, dhe të cilit nuk iu mbyll kurrë porta dhe as e ktheu ndonjërin mprapsht prej lypsave, dhe as i diziluzionoi kurrë shpresat e tij”.

                      “Lavdi Allahut, i cili qëtëson të frikësuarit dhe shpëton të sinqërtët, që u jep dorën të dobëve dhe të vojturëve, që lufton mendjemadhësinë, zhduk mbretër dhe lë të qetë të tjeret”.

                      “Lavdi Allahut, që thyen e shkatërro të mëdhenjtë, që kupton ata që ikin e largohen dhe ndëshkon ata që bëjnë padrejtësi, që u përgjigjet klithmave të atyre që qajnë dhe nevojave të atyre që kërkojnë, që mbështet besimtarët”.

                      “Lavdi Allahut, që, nga frika e Tij, tronditen qiej dhe banorët e tyre, lëkundet toka dhe jeta në të,

trazohen detet dhe gjithçka noton në gjirin e tyre”.
                      “Lavdi Allahut, i cili na udhëheq në rruge të drejtë, dhe që, po të mos ishtë kjo udhëheqje, nuk 
do të ishim udhëhequr në rrugë të drej të”

                      “Lavdi Allahut, i cili krijon dhe nuk krijohet, që jep të mira dhe nuk merr, që ushqen e nuk ushqehet, që vdes të gjallet dhe ngjall të vdekurit. Ai është i gjalli që nuk vdes kurrë. Në dorë të Tij ndodhet e mira. Ai mund të beje ç’të dojë”.

                      “0 Zot! Bekoje Muhammedin, skllavin Tënd, dhe të dërguarin Tënd, besnikun Tënd, të pastërtin Tënd, të dashurin Tënd, më të zgjedhurin midis krijesave të Tua, ruajtësin e sekretit Tënd, përçuesin e Mesazhit Tënd! Fale atë me faljen më të preferuar, më të mirë, më të bukur, më të plotë, më të pastër, më të lartë, më të këndëshme, më të sinqertë, më të ndritëshme e më tepër nga sa ke faluar, bekuar, mëshiruar, dashuruar e paqësuar ndonjë njeri tjetër nga robët e Tu, profetët e të dërguarit e Tu si dhe nga njerëzit e Tu me të zgjedhur nga gjithë ata që ke nderuar nga krijesat e Tua”.

                      “0 Zot! Bekoe AliunPrijësin e Besimtarëve, mbrojtësin dhe garantin e të të Dërguarit të Zotit të

botëve, skllavin dhe të nënshtruarin Tënd, vëllanë e të Dërguarit Tënd, që u transmetoi dokumentin Tënd kijesave të Tua”.
                    “ O Zot! Beko miken e tij të pastër
 Fatime Ez-Zahrane, zonjën e grave të banorëve të tokes. Beko dy nipërit e mëshirës dhe dy imamet e rrugës së drejtë: Hasanin dhe Huseinin, që janë zotërinjtë e të rinjve të popullit të parajsës. Bekoi imamet e muslimanëve: Ali Bin EIHusein, Muhammed El Baker, Xhaafer EsSadik, Musa EIKadhim, Ali Er-Rida, Muhammed EIXhevad, Ali EIHadij, Hasan EIAskerij dhe pasardhësin e EIHadijutimam El-Mehdiun dhe të gjithë përçuesuit e argumenteve të Tua tek robet e Tu dhe besnikët e Tu në vendin Tënd. Jepu të gjithë atyre bekime të shumta dhe të përhershme”.

                       “0 Zot! Bekoe zbatuesin e urdhërit Tënd të shpresuar dhe të drejtin e pritshëm, fshihe atë me anën e engjëve të Tu të afërt, jepi atij mbështetje e ndihmë me frymën e shenjtë: 0 Zot i botëve!”

                       “0 Zot! Bëje atë propogandues të Librit Tënd dhe mbrojtës të fesë Tënde, bëje pasardhës mbi tokë ashtu siç bëre të tjerët para tij, mundësoja atij detyrën që patë kënaqësinë t’ia ngarkosh. çliroje atë nga frika dhe jepi sigurinë që të ti adhurojë e të të mos bëjë shok askënd. 0 Zot! Përforcoje atë dhe përforcoju me të, ndihmoje atë që të të ngadhënjeje Ty, jepi atij një mbështetje të dashur dhe një hapje të lehtë e të suksesëshme, jepi atij fuqi fitimtare prej vetës Tënde. 0 Zot! Pastroje me anën e tij fenë Tënde dhe porositë e mesimet e të të Dërguarit Tënd, me qëllim që asgjë nga e drejta të mos humbase dhe as t’u fshihet krijesave të Tua”

                      “O Zot! Ne duam prej Teje një shtet bujar, i cili të forcojë fenë islame dhe shtetasit e vet dhe të mposhtë hipokrizinë dhe hipokritët; një shtet që të na bëjë neve propogandues të nënshtrimit ndaj Teje dhe udhëheqjes në rrugën Tënde, të na japë me të mirat dhe nderet e kësaj botë dhe të botës së përtejme”

                       “0 Zot! Të vertëtën që na e mësove po e mbrojmë dhe çfare nuk mundem të realizonim prej saj e dimë”

                       “0 Zot! Na bashko së bashku në emër të së drejtës dhe mbyll të çarat në radhët tona, vendos midis nësh rregull, rrite numurin tonë dhe ktheje në krenari poshtrimin tonë. Pasuroi me të drejtën familjet tona, na e hiq me anën e saj gjobën, lehtësoje me të varfërinë tonë, zbardh me të fytyrat tona, lidh me të familjet tona, realizo me të kërkesat tona dhe premtimet tona,jepu përgjigje pozitive lutjeve tona, na plotëso me të sa më tëpër prej dëshirave tona. 0 më i miri pegjegjës dhe me bujari shpërblyes: Na i shëndosh me të gjokset tona dhe na hiq andej zemërimin dhe urrejtjen, na drejto me të në rrugë të drejtë, në kushtet kur ka shumë mosmarrëveshje e kontradikta në lidhje me kuptimin e së drejtës. Me urdhërin Tënd, Ti e drejton në rrugë të mbarë këdo që dëshiron, prandaj na jep fitoren kundër armikut Tënd dhe armikut tonë. Ajo është e drejta e sigurtë”.

                       “0 Zot! Në të ankohemi Ty për humbjen e profetit tonë, për mungesën e imamit tonë, për numërin tonë të vogël dhe numërin e madh të armikut tonë, për konfuzionin dhe grindjet e shumta në radhët tona dhe për kundërvënien e kohës kunder nësh. 0 Zot! Bekoe Muhammedin dhe na ndihmo në të gjithëve në lidhje me sa më sipër, dukë na dhënë fitoren e shpejtë, duke na zbuluar dëmet, duke na afruar fitoret dhe duke nxjerrë në pah fuqinë e së drejtës. Në shenjë të mirësisë Tënde, na vesh me fuqinë Tënde, me mëshirën Tënde, 0 Mëshirues i Mëshiruesve!”

                       Pastaj thuaj atë që siç tregohet e thoshte Imam Es-Sadlku (a):

“Zot! Unë të lutem Ty sepse je i plotfuqishëm dhe i giithë çka mundshëm që brenda mundësisë së urdhërit Tënd të urtë dhe të vendimit Tënd që as kundërshtohet e as ndryshohet, të më shkruash mua në radhen e pelegrinëve të EIHaxhxhit në Qabe, që, i mbare qoftë haxhillëku i tyre, i falenderuar qoftë qëllimi i tyre, të falura qofshin mëkatet e tyre, të larguara qofshin të këqijat e tyre. Po ashtu të lutëm, që, nga sa vendos e ke mundësi, të zgjatësh jetën time e të me shtosh të mirat, të më bësh ngaata që të ndihmojnë në fitoren Tënde dhe të mos më zëvendësosh me ndonjë tjetër.”