Home \ Ramazani \ Lutjet dhe veprimet e muajit të Ramazanit

Lutjet dhe veprimet e muajit të Ramazanit

Veprimet e dëshiruara e të pëlqyeshme natën e parë të Ramazanit.

                   Ekzistojnë shumë lloje lutjesh (duash) dhe veprash që është e dëshirueshme dhe e pëlqyeshme të bëhen nëtëve të muajit të bekuar të Ramazanit. Por ç’do të ishtë e pëlqyeshme të bëhej natën e pare të tij?

                   Së pari: Pamja e hënës ( që shënon fillimin e muajit të Rarnazanit)

                   Së dyti: Leximi tre herë rradhazi i sures EL-FATIHA sapo sheh hënën të dalë. Në këtë mënyrë synohet hapja atë natë e dyerve të rizkut ( e të mirave që të ka caktuar Allahu).

                  Se treti: Të lutësh për gjërat më të preferuara që deshiron të të plotësohen sapo sheh hënën,‑ nëse nuk do të mundesh natën e parë të hënës atëherë gjatë tre nëtëve.

                  Më poshtë po japim disa prej lutjeve të mundeshme:
                  Lutja e Profetit (S) kur shihtë hënën e muajit të Rarnazanit:

                 “0 Zot! Na e trego atë neve duke na dhënë siguri, besim, paqe dhe qetësi, shëndet të plotë, rizk të gjere dhe debim të sëmundjeve”.

                 “0 Zot! Na bej të mundur agjerimin e tij deri në fund dhe leximin gjatë tij të Kuranit”

               “0 Zot! Na e dorëzo atë neve dhe na dorëzo neve tek ai”

                 Lutja e Aliut-Princit të Besimtaräve(a) kur shihte hënën e Ramazanit:
                  Zot! Të lutem të më japësh mirësitë e këtij muaji, dritën dhe shikimin e tij, bekimin, pastërtinë dhe rizkun e tij. Të përgjerohem për më të mirën që disponon ai tani dhe për më pas.””Ty të kërkoj ndihmë nga e keqja që mund të më pllakos gjatë këtij muaji dhe pas tij”.

                                       Zot! Sille atë nder ne me siguri dhe besim, me paqe dhe begati, me bekim e devotshmëri, me mbarësi përgjithshka don dhe të kenaq Ty”.

                Se katerti: Larja.

                 Se pesti: Leximi i lutjeve që lidhen me hyrjen e muajit të Ramazanit, siç janë lutjet që bënte Imam Bin EI-Husein Zejnulabidini, paqa qofte mbi të:

                                      “O Zot! Beko Muhammedin dhe Familjen e tij. Na frymëzo neve të mesojimë nga hirësitë e tij në muajin e Ramazanit dhe të përkujtimit të shënjtërisë së tij, të qëndrimit larg gjërave që ke ndaluar. Na ndihmo neve ta agjerojmë atë me të gjithë të afërmit, larg kundërshtimit e kundërvenies, larg largimit nga rruga jote, dhe që ta shfrytëzojme atë në atë mënyrë që të shtoje kënaqësinë Tënde, në atë mënyrë që me veshët tanë të mos dëgjojmë dërdellitje e pallavra, që më sytë tanë të mos shikojmë lojra e qejfe, që të mos vendosim duart tona mbi gjëra të ndaluara, që të mos i vemë këmbët tona në vende të ndaluara, që barqet tona të mos njohin ushqim tjetër, përveç atyre që na i ke bërë hallall, që gjuhët tona të mos nxjerrin asnjë fjalë veç ljalëve që ke thënë Ti, që të mos angazhohemi për asgjë veç asaj që na afron mirësinë Tënde, që të mos lidhemi me asgjë veç asaj që na mbron nga ndëshkimi Yt. 0 Zot! Na shpëto prej hipokrizisë dhe hipokriteve, na shpëto nga veshët përgjues. Ne nuk bëjmë asnjë shok përveç Teje dhe as synojmë dashurinë e ndonjë tjetri veç Teje”.