Home \ Ramazani \ Lutu gjithashtu me anën e kësaj lutieje (duaje)

Lutu gjithashtu me anën e kësaj lutieje (duaje)

0 Zot! Më mëshiro duke me futur në radhën e të mirëve e duke më lartësuar në radhen e të lartëve; ma shuaj etjen me një gotë prej burimit të Selsebilit (Burim uji në parajsë); me shpërble me djem jetëgjatë si përla të fshehur; me ushqe me frutet e parajsës dhe me mishin e zogjve; me vesh me rroba prej taftaje dhe mëndafshi të shkëlqyer. Natën e Kadrit, gjatë pelegrinazhit në EI‑Haxhxh në Qabe më jep vdekjen në rugën Tënde dhe nën urdhërat e Tua, më jep mbaresinë dhe suksesin, më plotëso lutjet dhe kërkesat e mia. Dhe kur të mbledhësh të parat dhe të fundit ditën e Gjykimit, më mëshiro mua dhe më shkruaj pafajsinë para zjarrit të ferrit.

                       Mos më vur vargoj në ferr; mos më dëno e poshtëro me dënimin Tënd; mos më jep të haj nga pema e Zekkumit (lloj peme, frutet e të cilës janë të hidhura dhe u jepen mëatarëve-shënim i përkthyesit) e as nga arkivoli mos më fut në radhën e djajve; mos ma përcëllo fytyren me zjarr dhe nga çdo e keqë më shpëto! 0 Ti, që s’ka Zot përveç Teje! Dhe në të vertëtë nuk ka Zot përveç Teje që Je Një”.