Home \ Ahlak \ MËSIME JETE TË ÇMUESHME PËR ÇDO NJERI

MËSIME JETE TË ÇMUESHME PËR ÇDO NJERI

U pyet një dijetar dhe njeri i urtë:

– Sa të ha?

U përgjigj:

– Sa të  mos ngopesh dhe sa të mos mbetesh i uritur.

– Sa të qeshi?

U përgjigj:

– Derisa të të gëzohet fytyra dhe mos ta ngrisësh zërin.

– Sa të qaj?

U përgjigj:

– Mos u ndal së qari nga frika e Allahut.

– Sa ta fsheh veprën time të mirë?”

U përgjigj:

– Sa të mundesh.

– Sa ta paraqes veprën e mirë?

U përgjigj:

– Aq sa ta pasojnë të tjerët atë vepër të mirë.

– Sa të gëzohem nëse njerëzit më lavdërojnë?

U përgjigj:

– Deri në atë gradë sa ti mendon se Allahu a është i kënaqur me ty apo i zemëruar.

– Sa të pikëllohem nëse njerëzit më nënçmojnë?

U përgjigj:

– Nuk të bën dëm asgjë nënçmimi i njerëzve nëse tek Allahu je i dashur.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU