Home \ ZGJODHËM PËR JU \ MUSLIMANI ËSHTË NËN HIJEN E SADAKASË SË TIJ

MUSLIMANI ËSHTË NËN HIJEN E SADAKASË SË TIJ

Lëmosha (sadaka) ka një vlerë madhështore në Islam. Është shenjë e një besimtari të mirë që e mendon përfitimin e dhënjes për hir të Allahut të Madhëruar. Ka shumë ajete në Kuran që përshkruajnë virtytet e bamirësisë dhe theksojnë pozitën e të atyre që kanë dëshirë të japin për hir të Allahut të Madhëruar. Shikoni këtë ajet të mrekullueshëm, Allahu i Madhëruar thotë:
وَمَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَهُوَ يَخْلِفُهُ وَهُوَ خَيْرُ الرَصازين
“…e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh”. [Sebe: 39]
Ka shumë hadithe që inkurajojnë muslimanët të japin për bamirësi, i Dërguari, Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë, Allahu xh.sh. thotë:
“يَا ابْنَ آدَمَ أَنْفِقُ أُنْفِقْ عَلَيْكَ» :
“O biri I Ademit, shpenzo (në bamirësi) e Unë do të shpenzoj për ty!”[Muslimi].
Lëmosha është një investim i vërtetë dhe është qasja më e çmuar për të rritur bereqetin dhe për të qenë sa më afër Allahut të Madhëruar, i Cili si shpërblim i mbron besimtarët për t’u shmangur krizave dhe fatkeqësive në jetë, në varr dhe ditën e gjykimit.
Ne duhet të mendojmë çdo ditë që të japim sadaka, për të ndihmuar njerëzit e varfër në një mënyrë miqësore, duhet të kërkojmë çdo lloj bamirësie dhe duhet të jemi të sigurt që ne kemi nevojë për bamirësi më shumë sesa njerëzit që kanë nevojë për para.
Dhënia e lëmoshës (sadakasë) është një mënyrë e shkëlqyeshme për të falënderuar Allahun e Madhërishëm dhe për të pasur një mburojë që të shmangim ndëshkimin e Allahut të Madhëruar. Ne i lutemi Allahut të Plotfuqishëm për pranimin e bamirësisë sonë dhe të na i shumfishojë shpërblimet tona.