Home ZGJODHËM PËR JU Nata e Kadrit dhe Nata e Xhumasë

Nata e Kadrit dhe Nata e Xhumasë

Ka thënë Allahu,subhanehu ve teala,”  Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!”.( Kadr 3) Alusiu, dijetari i madh ne shkencën e tefsirit, ka thënë ne koment te këtij ajeti: Forma e jashtme e tij, favorizon me shume Natën a Kadrit, por çështja vazhdon te mbetet diskutabile tek dijetaret.

Shumica e imamëve janë te mendimit se nata e Kadrit është me e vlefshme duke u bazuar ne këtë ajet, sepse Allahu,subhanehu ve teala, filloi zbritjen e Kur’anit ne këtë nate…dhe se Allahu, subhanehu ve teala, ka urdhëruar ta kërkojmë. Allahu,subhanehu ve teala, këtë nate e beri si nate te caktimit te rizkut dhe exheleve (lindjeve e vdekjeve), siç thotë  Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë “(Duhan 4)…

Transmetohet se Ka’bi ka thënë: Allahu ka veçuar orët dhe nga to zgjodhi orët e namazeve, veçoi ditët e prej tyre zgjodhi ditën e premte, veçoi muajt e prej tyre zgjodhi muajin e ramazanit, veçoi netët e prej tyre zgjodhi natën e Kadrit. Ajo është nata me e vlefshme ne muajin me te vlefshëm. Muhammedi nxiste qe te punojmë (falemi e te bëjmë ibadet ne çdo forme) duke thënë”   Kush bën vepra (namaz apo çkado tjetër e mire qofte) Natën e Kadrit, me besim dhe vetllogari([3]), do t’i falen mëkatet e mëparshme”. Ne një transmetim tjetër qëndron” edhe te mëvonshmet”. Muhammedi,Alejhi selam e ndaloi qe nata e xhumasë te veçohet me ndonjë pune (ibadet) apo diç tjetër siç e ndaloi qe dita e saj te veçohet me agjërim.

Dijetaret e medh’hebit Hanbelijj mendojnë se nata e xhumasë është me e vlefshme dhe atë duke u bazuar ne hadithin, te cilin e transmeton Ibn Abbasi” Allahu, natën e xhumasë, ua fal (mëkatet) te gjithë ithtarëve te Islamit”. Gjithashtu Ibni Mes’udi transmeton se Muhammedi ka thënë” Nuk ka nate te xhumasë e te mos shikoje Allahu ne krijesat e Tij tri here, (respektivisht) ne ata, qe nuk i kane përshkruar shok ne asgjë”.