Home \ ZGJODHËM PËR JU \ NDAJI VETËM 10 MINUTA, DO TA FITOSH KËTË SHPËRBLIM TË MADH!

NDAJI VETËM 10 MINUTA, DO TA FITOSH KËTË SHPËRBLIM TË MADH!

Nga Ebu Hurejre (r.a.) transmetohet se Pejgamberi (savs) ka thënë:
“Kush thotë nga 100 herë në ditë:
»La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ‘ala kul-li shej in kadir«,
– do ta ketë shpërblimin e lirimit të 10 robërve,
– do t’i shkruhen 100 sevape (vepra të mira) dhe
– do t’i shlyhen 100 mëkate (vepra të këqija),
pastaj atë ditë do të jetë i mbrojtur nga shejtani derisa të ngryset, si dhe askush nuk do të vjen me diçka më të mirë sesa ajo me të cilën ka ardhur ai, përveç një njeriu i cili këtë e shqipton më shumë herë.” (Buhariu dhe Muslimi)
Teksti i dhikrit në arabisht:
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Përkthimi i dhikrit:
“Nuk ka zot tjetër përveç Allahut. Ai nuk ka shok. Atij i takon i gjithë sundimi. Atij i takon i gjithë lavdërimi dhe Ai është i plotfuqishëm për çdo gjë.”
Shpërblimi:
1- 10 robër të liruar,
2- 100 sevape (vepra të mira) të regjistruara,
3 – 100 mëkate (vepra të këqija) të shlyera,
4 – Mbrojtja nga shejtani gjatë gjithë ditës.
Për shqiptim të ngadalshëm dhe të kuptueshëm të këtij dhikri nevojiten pak më shumë se 10 minuta.
Bëju prej atyre që do ta tregojnë këtë dhikër dhe të tjerët do t’i ftojnë në shqiptimin e tij!
Shpërndajeni!
Mr. Elvedin Peziq; islam-live; Përshtati: Miftar Ajdini