Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Nëse shejtani do të flinte vetëm një moment, krejt dynjaja do të merrte frymë

Nëse shejtani do të flinte vetëm një moment, krejt dynjaja do të merrte frymë

Nëse shejtani do të flinte
vetëm një moment, krejt dynjaja do të merrte frymë, por … ai kurrë nuk fle
dhe funksioni i tij është që t’i shpërqendrojë dhe devijojë njerëzit deri në
atë masë, sa t’i bëjë jobesimtarë, që edhe është qëllimi i tij i fundit, siç thuhet
në Kuran:

“Janë të ngjashëm
ata me shejtanin kur i thotë njeriut: “Mos beso!” – e kur bëhet jobesimtar,
atëherë ai i thotë: “Unë jam larg prej teje, unë, me të vërtetë, i frikohem Allahut,
Zotit të gjithësisë!” (el-Hashr, 16)

Në komentimin e
këtij ajeti thuhet se, bëhej fjalë për një të devotshëm, të cilin shejtani së
pari e shtyri të pijë alkool, më pas e shtyri për të bërë zina, kurse më në
fund e shtyri për ta mbytur një fëmijë, të cilin e lindi me atë grua, dhe krejt
në fund kur vëllezërit e asaj gruaje zbuluan të vërtetën, deshën ta vrasin. Në
atë proces, i vjen Iblisi si shpëtimtar, me kusht që ky t’i bënte sexhde atij
dhe të bëhej jobesimtar! Dhe, kur krejt këtë arriti ta bëjë, shejtani e la
vetëm. Ja, kështu i ka mashtruar shumicën, andaj Allahu këshillon që të marrim
mësim.

Është interesante që
shejtani ka frikë nga Allahu i Plotfuqishëm, dhe madje edhe më e çuditshme
është se Allahu e mallkoi atë, jo pse nuk e pranoi Allahun, por pse nuk bëri
sexhde. Tani imagjinoni që njeriu edhe shejtanit ia kalon, edhepse, do të jenë
së bashku në xhehenem, sepse, të mos biesh në sexhde, do të thotë, të jesh i
pabindur dhe të bëhesh jobesimtar (kafir).

Tregohet se shejtani
dhe një bandit – musliman, kishin udhëtuar së bashku tërë ditën, por më në fund
shejtani e kishte braktisur duke i thënë: “Ti qenke më i keq se unë,
unë nuk rashë në sexhde një herë dhe u mallkova përgjithmonë, kurse ti, ja tërë
ditën me mua, dhe nuk e fale asnjë namaz.” /Hfz. Husejn
Čajlaković/

Përkthim: Miftar Ajdini

The post Nëse shejtani do të flinte vetëm një moment, krejt dynjaja do të merrte frymë appeared first on KMK.press.