Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Nëse ti dëshiron të bësh punë të mira, do ta shohësh që Allahu do të t`i hapë dyert e mirësisë e ato asnjëherë nuk kanë fund
nese-ti-deshiron-te-besh-pune-te-mira,-do-ta-shohesh-qe-allahu-do-te-t`i-hape-dyert-e-miresise-e-ato-asnjehere-nuk-kane-fund

Nëse ti dëshiron të bësh punë të mira, do ta shohësh që Allahu do të t`i hapë dyert e mirësisë e ato asnjëherë nuk kanë fund

Feja jonë ndertohet në çdo ditë në çdo orë mbi punë, ajo nuk njeh fjalë, ajo nuk njeh teori, nuk njeh filozofi, por besimtarë që thonë: “O Zot këtë e di dhe këtë e bëj”. Mos harroni se jemi në muajin e Ramazanit, i cili nuk është muaj pushimi, muaj argetimi, por është muaj tregtie, tregti me Allahun.

Ky muaj është muaj i punës, prandaj besimtarët duhet të garojnë e njëri – tjetrin për të kryer sa më shumë vepra që e kënqain Allahun (xh.sh). Njeriu mund të bëjë punë shumë të vogla, por që tek Zoti kanë peshë të madhe. Ramazani është muaj i punës, prandaj duhet të shtojmë sa më shumë adhurimet.

A deshiron të t`i shtojë Zoti sevapet? Atëherë shtoji namazet e mos e lër vetëm me një Xhuma, por fali dhe ditët e tjera. Mos kini frikë se do të humbni gjë, se e kanë provuar ata që falen, se vetëm mirë u vjen prej faljes se namazeve.

Lexoje Kuranin, jep sadaka sa të kesh mundësi, se Zoti i gjithësisë do të ta shtojë pasurinë dhe bereqetin, sepse Ramazani është muaj i begatisë, ku puna shpërblehet me 70-fish, është muaj i mëshirës dhe shpëtimit nga zjarri i Xhehenemit. Pse je koprac me veten tënde, pse nuk i bën mirë vetes tënde?. Bëj ti një hap drejt Allahut (xh.sh) dhe Ai do të të afrohet, aq sa ty nuk do të ta marrë mendja.

Puna e mirë nuk duhet të kufizohet vetëm tek puna fetare. Ka shumë punë të mira:

– Të fitosh bukën e gojes me djersën e ballit është punë e mirë,

– Të ushqesh femijët e tu është punë e mirë,

– Të edukosh fëmijën tënd të mos e thotë fjalën e keqe, por ta thotë fjalën e mirë, edhe pse të tjerët flasin keq, kjo është punë që respektohet shumë tek Allahu (xh.sh).

– Të mësosh shkencën, të nxjerrësh njerëzit nga injoranca ku janë, është një punë që shperblehet tek Allahu (xh.sh).

– Të mësosh një zanat, që të mos i shtrish dorën kujt është punë e mirë.

– T`i tregosh rrugën dukujt që ka humbur, t`i buzëqeshësh vëllait tënd, t`i heqësh sikletin një besimtari e të mos i bësh keq atij edhe kjo është punë e mirë.

– Madje edhe të heqësh mbeturinën nga rruga është punë e mirë. Pra çdo punë që bëhet për Zotin është punë e mirë.

Punë të mira ka sa të duash. Nëse ti dëshiron të bësh punë të mira, do ta shohësh që Allahu do të t`i hapë dyert e mirësisë e ato asnjëherë nuk kanë fund.

I lutemi Allahut (xh.sh) të na udhëzojë tek punët e mira, të na japë forcë të bëjmë punë të mira. Zoti e pranoftë agjërimin tonë, namazin tonë, sexhden tonë, leximin e Kuranit dhe çdo punë të mirë që bëjmë në Ramazan dhe pas tij.

A M I N!

The post Nëse ti dëshiron të bësh punë të mira, do ta shohësh që Allahu do të t`i hapë dyert e mirësisë e ato asnjëherë nuk kanë fund appeared first on KMK.press.

%d bloggers like this: