Home \ Ramazani \ Nga gjërat e përbashkëta që është mirë të bëhen gjatë të muajit të Ramazanit

Nga gjërat e përbashkëta që është mirë të bëhen gjatë të muajit të Ramazanit

Nga gjërat e përbashkëta që është mirë të bëhen gjatë të muajit të Ramazanit

  1. Të lexohet lutja e Profetit (S) në muajin e Ramazanit pas çdo namazi si më poshtë: "0 Zot! Jepu gëzim njerëzve të varreve (të vdekurve) "0 Zot! Pasuroje çdo të varfër! "0 Zot! Ngope çdo të uritur!” "0 Zot! Vishe çdo të zhveshur!" "0 Zot! Laja borxhin çdo borxhliu!" "0 Zot! çliroje çdo të mërzitur nga mërzitia!" "0 Zot! Ktheje në vendin e vet çdo të huaj!" "0 Zot! çliro çdo rob lufte!" "0 Zot! Ndreq çdo gjë të keqe midis muslimanëve!" "0 Zot! Shëro çdo të sëmurë! "0 Zot! Jepi fund varfërise sonë me pasurinë Tënde!" "0 Zot! Ndryshoje gjendjen tonë të keqe duke na dhënë nje gjendje me të mirë" "0 Zot! Na i laj borxhet tona dhe na çliro nga ngështësia. Tij e i plotfuqishëm për çdo gjë"

2.Leximi i lutjes së mëposhtme pas çdo faljeje që bën në muajin e Ramazanit:

                          0 i Larti, 0 i Madhërishmi, 0 Mbrojtës, 0 Meshirues! Ti je i Madhërishmi dhe nuk ka asnjë që të jetë i ngjajshëm meTy. Ti je i gjithçka dëgjuesi e i gjithëçka shikuesi. Ky është muaji që e nderove, e madhove dhe e preferove mbi gjithë muajt e tjerë. Ky është muaji, në të cilin më obligove agjerimin, është muaji i Ramazanit, në të cilin zbrite Kuranin si orientim dhe udhërrefyes për njerëzit, si orientim të rrugës së drejtë dhe të shkrimit të shenjtë. Në këtë muaj zgjodhe natën e Kadrit, të cilen e bërë më të mirë nga 1000 muaj. 0 Ti qëje Zot i mirësive! Asnje borxh nuk u ke të tjerëve, me gjithatë më jep mirësinë të më heqësh qafen time nga zjarri i Ferrit. 0 Ti, që të dedikohemi të gjithë! Më fut mua në parajsë me mëshirën Tënde. 0 Meshirues i Mëshirave!"