Home \ Ramazani \ Ngjarje të pavdekshme

Ngjarje të pavdekshme

Muaji i Ramazanit është muaji i pendesës, i adhurimit dhe i ndreqjes së shpirtërave. Ai është gjithashtu muaji i punës, i përpjekjeve dhe i begatisë, muaji i ngjarjeve dhe i rasteve të mëdha e të paharrueshme. Në këtë muaj të bekuar vjen Nata e Kadrit, që shënon fillimin e vitit të vIerësimit të veprimeve dhe sjelljeve. Në këtë natë veçohet çdo vepër e urtü: përcaktohen vlerat e Ido robi, përcaktohen fatet dhe të mirat që i ka caktuar atij Zoti, me një fjalë përcaktohet e ardhmja e tij. 
                            Këte Natë Kurani i Shenjtë e prëshkruan si vijon.
                          “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj. Me lejen e Zotit të tyre (atë Natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zotin) është paqe deri në agim të mëngjezit”.  Suratu EI-Kadr, ajetet 3-5

                           Ajo është gjithashtu nata që i Madhërishmi e përshkruan si më poshtë: 

  “Ne e zbritën atë në një natë të bekuar (ne natën e bekuar të Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë. Urdhër i përcaktuar nga vetëNeS’ka dyshim se ne dërguam të dërguar”.       Suratu Ed-Duhane, ajetet 3-5.


                            Imam EI-Bakri(a) për këtë natë të bekuar ka thënë “Nata e Kadrit eshtë fillimi dhe fundi i viti“. 
                           Kurse sipas shokut të tij-Muhammed Bin Ali Bin EI-Husein, Imam EI-Bakri, duke iu përgigjur një pyetjeje që bei ai lidhur me atë që ka thënë Allahu Azza ue Xhel’le: “Në e zbritën atë në nje natë të bekuar”, tha: “Po. Ajo eshtë Nata e Kadrit. tillë është ajo çdo vit, në muajin e Ramazanit, në dhjetëditëshin e fundit të tij. Kurani ka zbritur pikerisht Natën e Kadrit. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Në ketë Natë zgiidhet çdo veper e urtë”. Kjo do të thotë se Natën e Kadrit bëhet vlerësimi i çdo gjëje. Atë vit, si dhe çdo vit para tij, e mira dhe e keqja, nënshtrimi dhe kundërshtimi ndaj Zotit, lindja dhe vdekja, humbja apo begatia zhvillohen e ndodhin ashtu siç përcaktohen natën e Kadrit, pa as me të voglin ndryshim. Ato zhvillohen sipas dëshirës dhe urdhërit të Allahut azza ue xhel’le”.
                         
Pas kësaj Muhammed Bin Ali EI-Husein e pyeti prësëri: “The se nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mije muaj, si ta kuptoj unë ketë?”. Dhe Imam EI -Bakri (a) u përgjigj: “Vepra e mirë dhe e dobishme në këtë muaj si faljet, dhënia e zekatit dhe punët e tjera të mira janë me të vIelfëshme se punët e mira e të dobishme të kryera gjatë 1000 muajve, ku nuk ka natë të Kadrit. Dhe nëse Allahu i Lartë dhe i Bekuar nuk do t’ua shtontë ato besimtarëve, ata nuk do ta kuptonin dot se si Allahu na shton atyre begatitë“.
                          
Ishtë për këtë që Resulullahu (S) e caktontë dhjetëditëshin e fundit të muajit të Ramazanit për të shtuar përkushtimin në adhurim, i shtontë zellin dhe përpjekjet, siç e parmë edhe në tregimin e Imam Es-Sadikut (a) që thoshtë:
                         “Resulullahu (S), kur hyntë dhjeëtditëshi i fundit (i Ramazanit) mobilizohej akoma më tej e bëhej me këmbëngulës, evitontë komplet gratë dhe e gdhintë tërë natën duke iu përkushtuar vetëm adhurimit”
                          
Këto janë hiret e këtij muaji, që është një ndër rastët e mëdha që ka vlerësuar Allahu i Madhërishëm.
                          Një nga imamet e Ehli Bejtit (a) u pyet për Natën e Kadrit dhë ai u përgjigj:
                          “Atë Natë zbresin engjejt dhe Libri në qiellin e kësaj botë. Atë Natë shkruhet gjithçka do të bëjë urdhër gjatë vitit, gjithçka që do të godasë robtë. Urdheri i Tij është i prere. çdo gjë varet nga dëshira e Tij: jep e afron ç’të dojë dhe vonon ç’të dojë, fshin ç’do gjë ose e le siç është. Ai posedon kryelibrin”
                              
Në këtë muaj të bekuar i zbriti Kurani i shenjtë Resulullahut (S) besnik-Muhammedit (S). Po në këtë muaj u kanë zbritur librat e mëdhenj qiellorë të gjithë profetëve të tjerë (a).
                             Tregohet për Imam Es-Sadikun (a) të ketë thënë:
                           “Tëurati zbriti 6 ditë pasi hyri muaji i Ramazanit, Ungjilli me 12 të muajit të Ramazanit, Zeburi me 18 të Ramazanit dhe Kurani Natën e Kadrit”
                            Në këtë muaj vdiq gruaja e Resulullahut (S), e para që e ndoqi pas dhe që i besoi, nëna e pasardhësve të parë të pastër -­HADIXHEJA e Madhe, për të cilën Resulullahu (S), në një bisedë me gruan e tij Aishen, ka thënë.
                         “Allahu më bëri të shoh vetëm të mira prej tij. Ajo ishtë nëna e fëmijëve të mi, ishtë zonja e shtëpise. Ajo më besoi në një kohë, kur njerëzit më quanin gënjeshtar e më përgënjeshtronin, më mbështeti me pasurinë e saj në nje kohë kur njerezit më privuan nga pasuria. Ajo më dha djalin….” 
                           Në këtë muaj vdiq Abu Talibi, xhaxhai i Resullullahut (S), që ishtë mbrojtësi i tij dhe mbrojtës 1 thirrjes së tij në fenë islame, për të cilin Resulullahu (S) ka thënë:
                        “Ajo qe urrejta më shumë dhe që e fituan kurejshet ishtë vdekja e Abu Talibit”
                        
Ai vdiq më 10 të Ramazanit. Humbja e Abu Tallbit dhe e Hadixhes patën një ndikim të madh në shpirtin e Resulullahut (S). Ajo e pezmatoi atë shume dhe i krijoi ndjenjën e një ndarjeje të dhimbëshme sa që e quajti atë vit si “vitin e pezmit të madh”.
                       
Më 15 të Ramazanit të bekuar lindi Imam Hasan Bin Ali (a)‑nipi i Resulullahut (S) dhe njeri prej anëtarëve të Ehli Bejtit (a), pastërtinë e të cilëve, afërsinë, dashurinë e besnikërinë e tyre e ka dëshmuar vetë Kurani i shenjtë dhe sunët (mësimet dhe thëniet e Profet Muhammedit (S) të cilët kanë porositur për ndjekjen e shembullit të tyre, paqa qoftë mbi ta.
                       Resulullahu (S) ka thënë: “Hasani dhe Huseini janë zotërinjtë e të rinjve të Ehli Bejtit”
                       Po ashtu ai ka thënë:”Hasani dhe Huseini mbetën dy imamë edhe në të gjalle edhe në të vdekur”.
                      Në këtë muaj, më 17 të Rarnazanit të vitit të dytë të Hixhrit, ndodhi betëja e Bedrit‑betëja e shenjtë e Kuranit. Në atë ditë u realizua fitorja e rrugës së drejtë dhe e besimit kundër të pafeve dhe humbjes në errësire; historia njerëzore filloi ecjen në një drejtim të ri-në drejtimin e vijës së profeteve (a).
                      Në këtë muaj të shenjtë kombi islam u pllakos nga fatkeqësia e humbjes se njërit prej personalitëtëve më të mëdha islame, burrit të parë besimtar, mbajtësit të flamurit të Resulullahut (S) dhe njeriut me të dashur të zernrës së tij‑Imam Ali Bin Ebi Talibi (a). Krimin e shëmtuar të vrasjes se tij e kreu njëri prej krerëve të Kharixhitëve-Abdurahman Bin Mulxhim, i cili e goditi atë kur ishte duke falur namazin e mengjezit në altarin e tij, në krye të muslimanëve në xhaminë e Kufes, me 19 të muajit të Ramazanit të vitit të 40 të Hixhrit. Tre ditë vazhduan përpjekjet për sherimin e plagëve që mori, por së fundi nuk shpëtoi dot dhe iu dorëzua vdekjes, duke rënë dëshmor më 21 të këtij muaji. 
                      Në ketë muaj të bekuar Zoti i Madhërishëm i bëri të mundur Profetit Muhammed (S) hapjen madhështorehyrjen në Mekkë, pa luftë e gjakderdhje. Rezultat i kësaj ishtë nënshtrimi i idhujtarëve dhe shkatërrimi i idhujve. Qabja u çliruar nga idhujtaria dhe degjenerimi. Ra kalaja e idhujtarisë dhe e armiqësisë ndaj Islamit. Dhe kjo më 21 të muajit të Ramazanit, në vitin e 8-të të Hixhrit.
                     Kur mësojmë se ky muaj është i mbushur me ngjarje të shënuara apo me ritë e veprime të tjera fetare islame, duhet të kujdesemi për kremtimin e tyre, duke festuar, etj., me qëllim që t’ua bëjmë sa më të qartë muslimanëve madhështinë dhe rendësinë e tyre historike për Islamin dhe jetën tonë aktuale. Sidomos duhet të nxjerrim prej tyre mësime edhe për të propaganduar sa më mirë Islamin. Në këtë muaj në duhet të krijojmë një atmosferë me të vërtetë islame, që të ngjallë shenjtëri në shpirtërat e njerëzve. Në duhet të ruajme shenjtërinë e ketij muaji, të mos lejojmë askend t’i shkaktojë keq atij, duke ngrenë haptazi apo duke u talluar me ritët e tij fetare. Po ashtu është detyra jonë të ndihmojmë prë kremtimin e këtyre ritëve, për thellimin e kuptinit të tyre, për ngulitjen e tyre në mendjet dhe shpirtërat e besimtarëve.