Home \ ZGJODHËM PËR JU \ NISJA E HARAMIT ME – BISMILAH –

NISJA E HARAMIT ME – BISMILAH –

Cili është qëndrimi i Islamit për atë që nis një vepër të ndaluar me bismilah?
Dijetari Salih El-Usajm, Allahu e ruajttë, thotë:
Disa dijetarë hanefij kanë theksuar që nisja e një vepreje të ndaluar duke shqiptuar ‘bismilahirahmanirahim’ llogaritet kufër, përkitazi me rregullin në këtë temë që flet për rigorozitetin e talljes me përmendjen e Allahut të madhërishëm.
E vërteta është se nuk bën kufër nëse vetëm shprehet ashtu, me përjashtim nëse synon talljen apo fyerjen (e emrit të Allahut) apo diçka të ngjashme që aludon në kufrin e tij. Mirëpo nëse e thotë në fillim të ndonjë vepre të ndaluar duke mos patur për qëllim talljen, me këtë nuk bën kufër, si p.sh. nëse dëshiron të pijë alkool dhe thotë: bismilahirahmanirahim. Pirja e alkoolit është haram e harami nuk niset me përmendje të Allahut sepse kundërshton urdhërin e Tij.

Sh. Salih El-Usajm /albislam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.