Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Një thes me sheqer! – ngjarje interesante

Një thes me sheqer! – ngjarje interesante

Një thes me sheqer!

Rreth 30 vite më parë, Ökkeş, i cili mirrej me helvizëm (havëll), falimentoi. Ai humbi gjithçka që kishte në dorë, iu desht t’i pushojë punëtorët nga puna dhe ta mbyllë vendin e punës.
Por përsëri duhet të fillojë nga diku. Ngritet dhe shkon në një dyqan që shiste sheqer me shumicë të cilin nuk e njihte. E prezanton veten duke i treguar me çfarë mirret, që ka falimentuar dhe se nuk ka para por ka nevojë urgjente për një thes sheqer që të kthehet në vendin e punës për të filluar me prodhim. Paratë e sheqerit mund t’i paguajë pasi ta ketë shitur helvan (havllën).
Shitësi i sheqerit, mjeshtri Bahaddin, e dëgjon me vëmendje Ökkeşin dhe e thërret punonjësin e tij: Djali im, thirreni një karrocë dhe ngarkoni 20 thasë sheqer dhe shkarkoni ato në dyqanin e zotëri Ökkeşit. Në një copë letër të vogël e shkruan “20 thasë sheqer” pa specifikuar emër as adresë dhe ia zgjat Ökkeşit duke i thënë: “Mos u merakos, merre sheqerin, vloje kazanin, bëji helvat dhe shiti. Kurdo që të ndjeheni rehat atëherë ejani paguani borxhin tuaj”.
Mjeshtri Ökkeş çuditet, nuk di çfarë të thotë. I mbushen sytë me lot si i besohet atij nga një njeri i panjohur dhe i ipen 20 thasë sheqer. Ai e merr sheqerin, fillon të prodhojë dhe pas një kohe të shkurtër shkon te Bahaddini i cili e pret në këmbë me fytyrë të qeshur dhe duke pirë kafe e çaj, ia jep paratë e borxhit. Zoti qoftë i kënaqur me ty, i thotë, ju na ngritët përsëri në këmbë, qarku ka filluar të rrotullohet. Bahaddini i thotë: Jo, unë nuk jam arsyeja që ju keni fituar, ndoshta u kam ndihmuar pak por merita është e juaja. Ökkeş udhëzon të zotin t’i ngarkojnë 30 thasë me sheqer.
Ndërsa Ökkeşi po ndjente kënaqësinë e pagimit të borxhit dhe qëndrimit në fjalë mjeshtri Bahaddin fitoi privilegjin që të shihte dikë që rimori punën e tij dhe qëndronte në fjalën e tij.
ËSHTË MIRË TË KESH MËSHIRË. POR KEQARDHJA NUK ËSHTË E MJAFTUESHME. AJO QË ËSHTË E RËNDËSISHME ËSHTË TË JESH NË GJENDJE T’I JAPËSH NEVOJTARIT ATË QË I DUHET NË MOMENTIN KUR KA NEVOJË PËR TË.

Përktheu: Xhevat Beqiri