Home \ ZGJODHËM PËR JU \ NJIHE PERSONALITETIN TËND NËPËRMJET KËTIJ TREGIMI

NJIHE PERSONALITETIN TËND NËPËRMJET KËTIJ TREGIMI

Ishte një njeri i cili merrej me peshkim, e si zakon e kishte që të peshkojë natën.

Por një mëngjes, në kohën e agimit u ul në bregdet dhe afër tij e gjeti një qese të mbushur me gurë. E afroi dorën dhe e mori një gurë nga qesja dhe e hodhi në det. E mahniti zëri që e lëshoi guri kur ra në ujin e detit. Prapë e mori edhe një gur dhe e hodhi në ujin e detit. Zërat që i jepnin gurët disi e gëzonin peshkatarin.

Drita e diellit filloi të paraqitet dhe me të të duket edhe qesja dhe peshkatari ta sheh se i ka hedhur të gjithë gurët, përveçse një.

Kur lindi dielli, edhe qesja filloi të duket edhe më mirë dhe kur peshkatari e shikoi mirë gurin, e pa se ai ishte diamant dhe e zbuloi se gjithë ato gurë që i kishte hedhur në fakt kishin qenë diamante, e jo gurë!

Filloi në vete të thotë me keqardhje: Sa budalla që jam! I hidhja diamantet duke menduar se janë gurë, vetëm që të ndjej kënaqësi nga zëri i tyre. Pasha Allahun, po tua dija vlerën nuk do ti hidhja në det asnjëherë! U nis për në shtëpi dhe në fytyrën e tij shihej qartë keqardhja e tij.

Njihe personalitetin tënd nëpërmjet këtij tregimi!

Peshkatari je ti.

Qesja me diamante është jeta jote.

Zëri i ujit është epshi yt dhe ëndjet e tua.

Errësira e natës është shkujdesja jote ndaj Allahut.

Pra, ti (peshkatari) e humb, e neglizhon dhe e hedhë poshtë jetën tënde (qesen me diamante), dhe veten e çon në shkatërrim dhe pikëllim, në dynja dhe ahiret, vetëm për tu kënaqur me dynjanë (zërin e ujit), në momente shkujdesjeje (errësirën e natës) nga Zoti yt, i cili të furnizon dhe nga ti nuk gjen falënderim, as në fjalë e as në vepra.

Nga tani zgjohu dhe afroju Zotit tënd para se të perëndojë dielli dhe të kalojë koha!