Home \ Uncategorized \ O ZOT FALJEN TËNDE NA E MUNDËSO

O ZOT FALJEN TËNDE NA E MUNDËSO

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: i dështuar e i poshtëruar është ai njeri i cili e arrin Ramazanin e përfundon atë e nuk i falen mëkatet.

E shënon Tirmidhiu.

Vërtet që ky hadith është frikësues, të rrënqeth zemrën kur e lexon apo e dëgjon.

Është hadith që të shtyen të hapërosh të investosh në këtë muaj para se të përfundon.

Ramazani na vje si mysafir e më pas ne jemi mysafir të atij, na nderon nëse e nderojmë, begatitë e mirësitë zbresin me ardhjen e tij, na vje e na jep llojlloj dhuratash, ndoshta ndokush prej nesh është mysafir i tij për her të fundit.

Njerëzit gjenden në një mirësi të madhe, ngase ky muaj bën çudira, përderisa njerëzit dje nuk agjëronin ata sot kanë filluar me agjërim, me namaz, lexim Kurani, e shumë adhurime tjera, kemi ndryshuar rutinën e adhurimeve, por ky muaj është edhe muaj i pendesës, përuljes, ai që nuk pendohet tani,vallë kur do të pendohet? Nëse zemrat nuk zbuten tani, vallë kur do zbuten?

Le të jetë preokupimi jonë në këtë Ramazan të këtij viti, arritja e faljes të të gjitha mëkateve përgjatë 11 muajve të kaluar.

#përkthim
Hoxhë Shpend Zeneli