Home \ Ahlak \ O ZOT, TY T’U DREJTOVA DHE M’U PËRGJIGJE

O ZOT, TY T’U DREJTOVA DHE M’U PËRGJIGJE

Zoti im, Ty t’u drejtova dhe të thashë: Unë po ndëshkohem dhe po ndiej dhembje.

U përgjigje: “Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!” (Ez-Zumer: 53)

Ty t’u drejtova dhe të thashë: Nuk e kam askënd, jam i mjerë.

U përgjigje: “Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet.” (Kaf: 16)

Ty t’u drejtova dhe të thashë: Mos më harro mua.

U përgjigje: “Prandaj, më kujtoni Mua (me namaz e lutje) që Unë t’ju kujtoj (me shpërblime).” (El-Bekare: 152)

Ty t’u drejtova dhe të thashë: O Zot, më jep shpresë.

U përgjigje: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! (El-Inshirah: 5)

Ty t’u drejtova dhe të thashë: O Zot, si t’i realizoj ëndrrat e mia?!

U përgjigje: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem.” (Gafir: 60)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU