Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Pesë arsye pse Zoti na sprovon

Pesë arsye pse Zoti na sprovon

Problemet me të cilat ballafaqohesh o do të të rrëzojnë, o do të të zhvillojnë – në varësi prej mënyrës se si reagon ndaj tyre. Shumica e njerëzve fatkeqësisht dështojnë së pari (për të parë) se si Zoti do t’i përdorojë problemet për të mirën e tyre në jetë. Ata reagojnë marrëzisht dhe nuk i durojnë problemet që kanë, në vend që të ndalen e të kenë në konsideratë se çfarë dobie do të mund të sillnin ato. Më poshtë keni pesë arsye pse Zoti na sprovon:

1) Zoti i përdoron problemet për të të DREJTUAR
Ndonjëherë Zoti duhet të ndezë një zjarr nën ty për të të lëvizur. Problemet zakonisht na shpiejnë në drejtim të ri dhe na motivojnë për të bërë ndryshim (në vete). A mos Zoti po synon të ta tërheqë vëmendjen? “Ndonjëherë duhet një situatë e dhimbshme për të na e përmbushur rrugën.”

2) Zoti i përdoron problemet për të të INSPEKTUAR
Njerëzit janë si qese çaji… Nëse do të dish se çfarë ka brenda tyre, vetëm hidhi në ujë të nxehtë! Zoti ka testuar besimin tënd me anë të një problemi, dije këtë. Çfarë zbulojnë për ty problemet? “Kur ke shumë lloje të vështirësive, duhet të jesh plot gëzim, sepse e di se këto probleme testojnë besimin tënd, dhe kjo do të të japë durim!”

3) Zoti i përdoron problemet për të të KORRIGJUAR
Disa mësime i mësojmë vetëm nëpërmjet dhimbjes e dështimit. Është sikur, duke qenë si fëmijë, prindërit të kanë thënë të mos prekësh kaldajën e nxehtë. Megjithatë, ka mundësi që të jesh mësuar duke u djegur nga ai. Ndonjëherë ne e mësojmë vlerën e diçkaje … shëndetit, të hollave, lidhjes (martesore, për shembull) vetëm kur e humbim. “Ishte gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë mua, sepse më mësoi t’u kushtoj më shumë rëndësi Ligjeve të Tua!”

4) Zoti i përdoron problemet për të të MBROJTUR
Problemi mund të jetë bekim i fshehur, nëse të parandalon të dëmtohesh nga diçka më serioze. Vitin e kaluar një mik qe larguar nga puna për shkak se pati refuzuar të bënte diçka joetike që e kishte kërkesë nga shefi i punës. Pastaj papunësia e tij ishte problem – por kjo e ruajti që të mos shpallet fajtor e të burgoset një vit më pas, kur veprimet e udhëheqësisë së asaj kompanie në fund patën dalë në shesh. “Ti kishe synim të më dëmtoje, por Zoti e synoi për të mirë!”

5) Zoti i përdoron problemet për të të PËRKRYER
Problemet janë ndërtues karakteri kur ndaj tyre reagojmë në mënyrë të duhur. Zotit fare më shumë i intereson karakteri yt sesa komoditeti që ke. Lidhja jote me Zotin dhe karakteri që ke janë dy gjërat e vetme që do t’i marrësh për në pafundësi. “Ne mundemi të ngazëllehemi kur ndeshemi me probleme – sepse na bëjnë të mësohemi të jemi të durueshëm. E durimi zhvillon forcë të karakterit në ne dhe na ndihmon të besojmë në Zot kurdoherë që shfrytëzojmë atë (durimin) derisa shpresa dhe besimi të na bëhen të forta dhe të qëndrueshme!”

Ky është thelbi:

Zoti vepron në jetën tënde, edhe kur nuk e dallon atë a nuk e kupton. Asgjëmangut, më së lehti dhe më dobiprurëse është kur bashkëpunon me Të. “Suksesi nuk matet vetëm me arritjet, por edhe me mësimet e marra, me zemrat që keni prekur dhe me momentet që i ndani me të tjerët përgjatë jetës!”

Përktheu nga anglishtja: Arsim Jonuzi

The post Pesë arsye pse Zoti na sprovon appeared first on KMK.press.