Home \ ZGJODHËM PËR JU \ Pështyma në drejtim të kibles

Pështyma në drejtim të kibles

“Nga i biri i Umerit – Allahu qoftë i kënaqur prej të dyve – përcillet se ka thënë: I Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Ai që ka pështyrë në drejtim të kibles në Ditën e Gjykimit do të ringjallet me pështymën në fytyrë” E transmeton Bezzari dhe Ibn Khuzejmeh në “Të saktin” e tij, dhe ky është teksti i këtij të fundit. E transmeton po ashtu Ibn Hibbani në “Të saktin” e vet.

Po. Ky hadith i saktë, të cilin e kanë saktësuar një grup dijetarësh dhe shejkh Albani këtu e ka konsideruar: të saktë. Përmbajtja e tij është e ngjashme me hadithin e mëparshëm. Dhe ajo është se: Kush pështyn apo e hedh gëlbazin e tij në drejtim të kibles, ai – Allahu na ruajtë – do të vijë Ditën e Gjykimit me pështymë në fytyrë. Pështyma e tij gjatë ditëve do t’i mblidhet në fytyrën e tij – Allahu na ruajtë (prej këtij turpërimi), dhe ky është turpërim dhe shëmtim për të përpara gjithë krijesave Ditën e Gjykimit. Dhe kjo tregon ndalueshmërinë me të madhe që ka ardhur për këtë veprim, dmth që të pështyjë muslimani në drejtim të kibles.

Dhe siç e shikoni, hadithi është i përgjithshëm, nuk është kufizuar gjatë namazit e as gjatë ndonjë adhurimi tjetër, e as vetëm për një vend, siç është xhamia e as me diçka tjetër. Prandaj thamë se pështyrja në drejtim të kibles është e ndaluar në mënyrë të përgjithshme, e pakufizuar (dmth në çdo kohë dhe në çdo vend). Edhe në qoftë njeriu në shtëpinë e tij. Edhe nëse njeriu është duke folur me njerëzit. Është e ndaluar që ai të pështyjë në drejtim të kibles.

Nëse muslimani është jashtë xhamisë dhe dëshiron të pështyjë por nuk e di në cilën anë është kibla (që t’i ruhet asaj), a i lejohet atij që të pështyjë në çdo lloj drejtimi?

Nëse dyshon (nuk e di se në ç’drejtim është kibla) atëherë le të pështyjë në një facoletë (shami letre). Kjo është më afër ruajtjes. Por nëse nuk gjen (facoletë) dhe nuk e di se në atë drejtim është kibla dhe ai pështyn në atë drejtim pa e ditur, shpresoj të mos ketë gjynah për këtë.”

Shejkh Sulejman er Ruhajli – Allahu e ruajtë dhe na bëftë dobi me të. / udhaebesimtarëve