Home \ Ramazani \ Pranvera e Kuranit

Pranvera e Kuranit

Muaji i Rarnazanit është muaji i Kuranit dhe pranvera e tij. Shpirtërat në këtë muaj pastrohen dhe drejtohen nga Allahu i Madhërishëm, duke qënë të gatshëm të pranojnë më tepër se çdo herë tjetër urtësinë, drejtësinë, ndershmërinë dhe dëshirën për mirësinë, që janë shkruar në Librin e Zotit. Prandaj, edhe inkurajohet e nxitet leximi i Kuranit dhe thellimi në ajetet e tij gjatë ketij muaji, që kanë vlerë shumë më të madhe se sa leximi i tyre gjatë muajve të tjerë.
                      Resulullahu (S) u ka folur njerëzve dhe ua ka bërë të qartë rëndësinë e këtij muaji të bekuar, sidomos atë që duhet të bëjë agjeruesi në drejtim të moralit të adhurimit, të veprimeve të mira dhe të drejtimit nga Allahu i Madhërishëm, duke thënë:
“Lutjuni Zotit tuaj me qëllime të sinqerta dhe zemra të pastërta me qëllim që Ai t’jua mbarësojë agjerimin. Lexoni Librin e Tij. I keq është ai që privohet nga mbrojtja e Tij në këtë muaj të madh” 
                       Më tej ai thote:
“Kush lexon një ajet Kurani (në këtë muaj) do të shpërblehet sikur të ketë mbaruar leximin e gjithë Kuranit në muaj të tjerë”
                      I
mam EI-Baker Muhammed Bin Ali EI-Husein(a) e ka quajtur muajin e Ramazanit si pranverë të Kuranit, ku lulëzon e zhvillohet lutja e tij dhe jep fruta pema e tij, duke thënë:
çdo gjë ka pranverën e vet. Pranvera e Kuranit është muaji i Ramazanit”,
                       
Kurse Imam Ali Bin Musa Er-Rida(a) e porosiste njerin prej shokëve të tij me falët:
“Shto lutjet dhe kërkesen për faljen e mëkateve, shto leximin e Kuranit dhe kërkesat e pendesës tek Allahu për mëkatet e tua, sepse muaji i Allahut do të t’i pranoje ato nëse je i sinqertë ndaj Zotit azza ue Xhel’le.
                       
Gadishmëria e Resulullahut (S), e shokëve të tij dhe e Familjes së tij për të lexuar Librin e Zotit, për t’u thelluar në kuptimin e domethëniet e tij e për të vepruar sipas mësimeve të tyre; për t’i u lutur Atij, ishte shumë madhe. Thuhet se Imam Muhammed Bin Ali El-Baker(a) e lexonte Kuranin nga kreu ne fund 10 herë gjatë muajit të Ramazanit.
                       Pra, le të jetë ky muaj një kohë për leximin e rileximin e Librit të Allahut si dhe e mbajtjes përmendësh të sa më shumë ajeteve të tij, e kuptimit sa më të thellë e sa më të mirë të domethënieve të tij, e thirrjes së njerëzve për të punuar e vepruar sipas mësimeve të tij, për të zbatuar rregullat dhe ligjet e tij. Leximi i Kuranit pa kuptuar se ç’Iexon nuk ka vlerë, ashtu sië nuk ka vIerë dija që nuk vihet në jetë.
                        Tregohet se Resulullahu (S) ka thënë lidhur me këtë:
“Nuk mund të përfitojë nga Kurani ai që praktikon gjërat e ndaluara prej tij”.