Home \ Ahlak \ PSE VAZHDONI TË QANI PËR TË NJËJTËN GJË?!

PSE VAZHDONI TË QANI PËR TË NJËJTËN GJË?!

Një ditë nga ditët, një i mençur u ul në mesin e njerëzve dhe filloi t’ua rrëfente disa shaka. Të pranishmit, të gjithë qeshën si të marrë.

Pastaj prapë ua rrëfeu të njëjtat shaka, mirëpo kësaj radhe qeshën vetëm disa nga ta.

Pastaj prapë disa herë ua rrëfeu të njëjtat shaka, mirëpo kësaj here nuk qeshi asnjëri nga ta.

Ky buzëqeshi dhe tha: “Nëse u ndalët nga të qeshurit se shakaja u përsërit disa herë, atëherë pse vazhdoni të qani për të njëjtën gjë?!”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU