Home \ Question \ Agjerimi dhe Namazi pas Lindjes

Agjerimi dhe Namazi pas Lindjes

Pyetjet dhe PërgjigjetCategory: PyetjetAgjerimi dhe Namazi pas Lindjes
Flora asked 7 months ago

Selam alejkum

Unë e linda djalin tim tetë javë më parë dhe më pas kisha gjakderdhje menstruale. Para dy javësh kisha përsëri gjakderdhje për dy ditë. Dhe tani jam përsëri gjakderdhje.
Nuk jam e sigurt a bon me e fal namazin dhe te agjëroj.

Allahu ju shperbleft
1 Answers
Admin Staff answered 6 months ago

Gjate kohes se mensturacioneve dhe lehonise eshte e ndaluar namazi agjerimi leximi, kuranit, tafavi ne Qabe etj. Gjakderdhja e lehonise zgjate maksimumi 40 dite. Une kam hulumtu rreth rastit tende, po kam gjete kete sqarim nga nje dijetar i madh, shpresoj te perputhet me rastin tuaj, megjithate une te propozoj te besh edhe ndonje kontroll tek ndonje gjenekologe per te pare ndoshta mund te kete ndonje crregullim. Sqarimi ne vijim eshte nga ky dijetar e jo nga une: Lehonia apo Nifasi dhe agjërimi Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz Lehonia – Nifasi Nifasi është gjaku që del për shkak të lindjes. Përderisa gruaja e shehë gjakun dyzet ditë pas lindjes, ajo nuk falet dhe nuk agjëron. Ndërkohë, nuk është e lejueshme për burrin e saj që të ketë marrëdhënie seksuale me të derisa ajo të pastrohet, ose pasi të kenë kaluar dyzet ditë. Nëse gjaku zgjatë më shumë se dyzet ditë, ajo duhet të pastrohet pas ditës së dyzetë. Sepse nifasi nuk zgjat më shumë se dyzet ditë, sipas mendimit të saktë. Kështu që ajo duhet të pastrohet dhe të falë namazin. Bëhet gjithashtu e lejueshme për burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me të. I lejohet asaj që të përdor pambuk dhe gjëra të tjera për të parandaluar gjakun në mënyrë që gjaku të mos bie në rrobat dhe trupin e saj. Ky gjak është gjakderdhje që nuk e pengon agjërimin, namazin apo marëdhëniet seksuale. Në vend të kësaj, ajo është e detyruar që të merrë abdest para çdo namazi. Nëse gruasi i vien sekrecione të tejdukshme brenda dyzet ditëve, atëherë ajo duhet të lahet, të falet dhe të agjërojë. Gjithashtu bëhet e lejueshme për burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me të, edhe nëse kanë kaluar vetëm disa ditë. Nëse i kthehet gjaku gruas brenda dyzet ditëve ajo duhet të braktis namazin dhe agjërimin. Me këtë nuk lejohet për burrin e saj që të ketë marrëdhënie seksuale me të derisa ajo të pastrohet, ose të kalojnë dyzet ditë. Vëre: Gjaku që del nga një grua që vuan nga gjakrrjedhjet nuk është as gjak menstrual e as gjak nifasi. Ky gjak është i pastër. Në këtë rast, ajo duhet të agjërojë dhe të falet dhe është e lejueshme për burrin që të ketë marrëdhënie seksuale me të kur asaj i vie ky gjak. Ajo duhet të merrë abdest para çdo namazi ashtu sikurse personi që vuan nga rrjedhja e urinës. Ajo është e detyruar që të mbrohet nga gjaku duke përdorur pambuk ose diçka tjetër në mënyrë që gjaku të mos bi në trupin e saj apo në rrobat e saj. Kjo praktikë është transmetuar autentikisht prej profetit salAllahu alejhi ue selem.