Home \ Hutbe \ RAMAZANI, MUAJ I PENDIMIT

RAMAZANI, MUAJ I PENDIMIT

O ju besimtarë, ne jemi duk i përjetuar ditët e muajit të bekuar të Ramazanit,

– ditët më të mira të jetës sonë

– ditë në të cilat shpresojmë që Allahu të na falë

– ditë në të cilat bëjmë më shumë adhurime

– ditë në të cilat e japim kontributin më të madh

– ditë në të cilat bashkohemi më shumë

– ditë në të cilat solidarizohemi më shumë

– ditë në të cilat lutemi dhe pendohemi më shpesh.

Vëllezër në islam, pra ky muaj është shumë dobiprurës dhe na ofron kushte shumë të mira për ta fituar xhenetin.

Andaj, …

Sa më shumë t’i shfytëzojmë ditët dhe netët e këtij muaji të bekuar për tu penduar te Allahu i Madhëruar.

Allahu subhanehu ve teala na thërret neve për tu penduar:

وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë …, në mënyrë që të gjeni shpëtim. “ Nur: 31

Pasi na ka thirrur për tu penduar, ka kërkuar nga ne të pendohemi sinqerisht:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَّصُوحًا

O ju që keni besuar, pendohuni tek All-llahu me një pendim të sinqertë … “ Tahrim: 8

Poashtu Allahu I Madhëruar na ka dhënë shpresë të madhe dhe ka thënë:

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ

Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” “ Zumer: 53

Asnjëherë nuk duhet ta humbim shpresë në mëshirën e Allahut, sepse ajo është vepër e pabesimtarëve.

Jakubi alejhi selam kështu i ka edukuar bijtë e vet kur u ka thënë siç e përmend Allahu i Madhëruar në suren Jusuf:

وَلَا تَيْأَسُوا مِن رَّوْحِ اللَّهِ ۖ إِنَّهُ لَا يَيْأَسُ مِن رَّوْحِ اللَّهِ إِلَّا الْقَوْمُ الْكَافِرُونَ

“ … e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në Allahun”. Jusuf: 87

Allahu tebareke ve teala e ka nderuar këtë umet dhe ia ka bërë të mundur që kur të dëshirojnë të pendohen, derën e teubes (pendimit) e kanë të hapur dhe shumë të gjërë.

Transmeton Tirmidhiu se Safvan ibn Asal tregon se  dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e ka përmendur një derë nga perendimi me gjërësi shtatëdhjetë vjet ecje, apo kalorësi të ecë në gjërësi katërdhjetë, apo shtatëdhjetë vjet.

Sufjani thotë: në drejtim të Shamit. E ka krijuar Allahu në Ditën që i ka krijuar qiejt dhe Tokën të hapur dmth për teube (pendim), nuk mbyllet derisa të del dielli andej (dmth nga perendimi).

قال سفيان قبل الشام خلقه الله يوم خلق السموات والأرض مفتوحا يعني للتوبة لا يغلق حتى تطلع الشمس منه

Tirmidhiu ka thënë : Ky është hadith hasen sahih.

Paramendoni teubeja si ka qenë te populli i Musait?

Ata pasi e kanë bërë gabimin me adhurimin e viçit që ua bëri Samirij nga ari dhe argjedi, Allahu subhanehu ve tela për pendim u tha:

فَتُوبُوا إِلَىٰ بَارِئِكُمْ فَاقْتُلُوا أَنفُسَكُمْ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ عِندَ بَارِئِكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ

“ … pra pendohuni para Krijuesit tuaj, dhe mbyteni vetveten. Kjo për ju është më së miri te Krijuesi juaj. E Ai ua pranoi pendimin tuaj, Ai është Mëshirues, ndaj pranon shumë pendimin. “ Bekare: 54

Allahu e ka urdhëruar Musain tw caktojë nga populli i tij disa ti marrin shpatat dhe t’ua presin kokat. Nga kushtet ka qenë që kur tu vinë këta me shpata për tua prerë kokat, mos t’i largojnë kokat, por të qëndrojnë pa lëvizur. Pasi ua kanë prerë kokat 70 mijë vetave, Allahu i ka shpallur Musait alejui selam: Mjaft se ua kam falur.

Ndërsa tek ne, umeti i Mustafasë salallahu alejhi ve selem, umet i mëshiruar, teuben e kemi vetëm shprehje.

Ka thënë i dërguari salallahu alejhi ve selem:

التائب من الذنب كمن لا ذنب له

“I penduari nga mëkati është si ai që ska mëkat.”

Hasen, transmeton: Ibn Maxhe

إن الله مع الذين اتقوا والذين هم محسنون

“S’ka dyshim se All-llahu është me ata që janë të devotshëm (që ruhen prej të këqijave) dhe me ata që janë bamirës “ Nahël: 128

Hytbeja e dytë

Malik ibn Dinari rrëfen për pendimin e tij dhe thotë: Isha njeri i shfrenuar dhe u bëja zullum të tjerëve, dehesha dhe bëja mëkate …

Një ditë më shkoj mendja të martohem. … u martova dhe Allahu ma fali një vajzë dhe e quajta Fatime. Shumë e doja. Sa më shumë ritej, mua më shtohej Imani. Ndonjëher kur më shihte duk pirë verë, ajo ma largonte edhe pse i kishte vetëm dy vjet. …

Kur i mbushi tre vjet, ajo vdiq dhe unë nga mërzia u riktheva në gjendje më të keqe. … në këtë dëshprim një ditë më erdh shejtani dhe më pëshpëriti: dehu sonte si asnjëherë më parë! Unë u deha …

… duke qenë në këtë gjendje, më kishte zënë gjumi dhe pashë në ëndër se po ndodhte Dita e Kijametit …

Njerëzit thirreshin në Mahsher, secili me emrin e tij …

Më thirrën edhe mua, pastaj u paraqit një gjarpër i madh që e kishte hapur gojën … e unë ika nga frika e madhe. Duke ikur, e takova një njeri të moshuar të dobët. Shpresova se do të shpëtojë. Ai më tha: o biri im, unë nuk mundem të të ndihmoj, por vrapo këndej. Vrapova dhe gjarpëri më ndiqte nga mbrapa. Papritmas më doli një zjarr para fytyrës. Ku të shkoja, a të hudhesha në zjarr, apo të më hante gjarpëri? U ktheva te plaku dhe përsëri kërkova ndihmë nga ai. Ai qau për hallin tim dhe më tha: shko tek ajo kodra, ndoshta do të gjesh ndihmë. Unë shkova … dhe aty pashë fëmijë. Kur u afrova, ndëgjova fëmijët duke bërtitur: Oj Fatime, shpëtoje babain tënd! … ajo erdhi dhe më kapi me dorën e djathtë, ndërsa me dorën e majtë e largoi gjarpërin.

U mbështeta në prehrin e saj siç bëja në dynja. Ajo më tha: O babi im, a nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar tu frikësohen zemrat nga përmendja e Allahut?

Unë e pieta: më trego për atë gjarpërin.

Tha: ai është veprat e tua të këqia. Janë shndëruar në gjarpër që pothuajse do të gëlltiste. A nuk e ke ditur se në Ditën e Kijametit veprat trupëzohen?

Po ai plaku i dobët?

Tha: veprat e tua të mira. I ke lënë të dobëta sa që ka qarë për hallin tënd. Po mos të kisha vdekur unë, nuk do të kishe shkak tjetër të shpëtosh ….

Pastaj u zgjova nga gjumi dhe bërtita: po ka ardhur koha, po ka ardhur koha.

A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar tu frikësohen zemrat nga përmendja e Allahut?

U lava dhe shkova në xhami për ta falur sabahun dhe të pendohem kur ja imami e lexonte të njejtin ajet:

“A nuk ka ardhur koha për ata që kanë besuar tu frikësohen zemrat nga përmendja e Allahut?” …

E lusim Allahun e Madhëruar

Të na i bëjë të mundur ta përjetojmë Ramazanin

Të agjërojmë dhe të falemi sinqerisht vetëm për Allahun

Të jemi të zellshëm me adhurimet tona, e të japim kontributin maksimal

E lusim Allahun e Madhëruar

Të na i falë gjynahet

Të na frymëzojë të bëjmë vepra të mira

Të na udhëzojë në rrugën e drjetë

E lusim Allahun e Madhëruar

Të sëmurët tanë ti shërojë, të burgosurit tanë ti lirojë, të vdekurit tanë ti shërojë

Të gjithë neve të na mëshirojë dhe na i pranojë pendimin.

E lusim Allahun tu ndohmojë muslimanëve në çdo vend

Ai është i Gjithëfuqishëm dhe ka mundësi të bëjë gjithçka

I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë.

Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarëve.

Dhe falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të gjithësisë!

Hoxhë Ali Shabani