Home Uncategorized RREZIKU I TUBIMEVE NË KOHË TË SËMUNDJEVE EPIDEMIKE – rrëfim nga ibn...

RREZIKU I TUBIMEVE NË KOHË TË SËMUNDJEVE EPIDEMIKE – rrëfim nga ibn Haxheri

Çfarë u ndodhi muslimanëve në Damask e në Kajro, kur njerëzit vendosën të mblidhen të bëjnë lutje që Allahu ta largojë murtajën nga mesi i tyre, ky vendim i tyre pa një fetva paraprake nga dijetarët, kështu nisën që adhurimin individual ta shndërrojnë në adhurim kolektiv, duke mos njohur rregullat fetare, dhe duke refuzuar të drejtën që vetëm Allahut i takon ligjvënija, e askujt tjetër.

Hafidh ibn Haxher al-Askalani (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Të lutesh që murtaja të largohet, nuk është gjë e ndaluar, bile as që bie ndesh me kaderin, por tubimi për tu lutur për këtë rast (murtajën), sikur që tubohen  njerëzit për istiska (lutje që të bie shi), konsiderohet bidat, i cili u shpik gjatë murtajës së madhe vitin 749 hixhrij në Damask”.
Pasi që ndaloi nga tubimi i njerëzve në një vend, njashtu tha: “në vitin 764 hixhrij gjatë ndodhisë së murtajës në Damask, dolën njerëzit në shkretëtirë, bashkë me ta edhe parija e vendit, u lutën dhe kërkuan ndihmën e Allahut, i ngrisnin zërat, bërtisnin, e murtaja vetëm se u shtua e u përhap pas këtij rasti, ndërsa para se të tuboheshin ishte më pak e përhapur.
Padyshim që kjo ishte si shkak se u bashkuan të sëmurët dhe të shëndoshët.

Ky rrëfim i ibn Haxherit, njejtë ka ndodhur edhe në Kajro, ku autori thotë: në kohën tonë ndodhi e njejta kur u përhap murtaja me (27 Rabiul Evel 833 hixhrij), numri i të vdekurve ishte ndër dyzet, ata dolën në shkretëtirë me (4 Xhumade Evel), pasi që u ftuan të agjërojnë tre ditë sikur në namazin e istiskasë, u tubuan, u lutën e qëndruan për një kohë, në fund u kthyen në shtëpitë e tyre, nuk përfundoi muaji ndërsa numri kaloi në mbi njëmijë viktima në ditë.
Edhe kjo gjithashtu si shkak i tubimit me të sëmurit në një vend.

Më pas tha: po të ishte gjë e lejuar (tubimi në një vend për tu lutur), nuk do ishte e panjohur për selefët e as prej dijetarëve të kohës, e as që kemi transmetime nga dijetarët e hadithit, e as një rresht të shkruar nga ndonjë dijetar.

Marrë nga libri: (Hukm tedai li fi’l ta’at fi nevazil ve shedaid vel mulimet; 17-21)

Përktheu: Shpend Zeneli