Home Uncategorized SA BUKUR NA FLET KURANI FISNIK

SA BUKUR NA FLET KURANI FISNIK

Allahu i Madhëruar thotë për Librin e Tij Kuranin Fisnik:

وَنُنَزِّلُ مِنَ الْقُرْآنِ مَا هُوَ شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ ۙ وَلَا يَزِيدُ الظَّالِمِينَ إِلَّا خَسَارًا (82)

“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.“ Isra, 82

Kurani është libri më madhështor. Është fjalë e Allahut Zotit të botëve, fjalë që i qetëson zemrat e robërve.

اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِيثِ كِتَابًا مُّتَشَابِهًا مَّثَانِيَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِينُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُدَى اللَّهِ يَهْدِي بِهِ مَن يَشَاءُ ۚ وَمَن يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ هَادٍ (23)

“All-llahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrënqethen lëkurët dhe zemrat e tyre. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e lë të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues.“ Zumer, 23

• Sa bukur na flet Kurani …
Kur na jep shpresë në mëshirën e Allahut:

۞ قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ ۚ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا ۚ إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ (53)
“Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” “ Zumer, 53

Kur na ngushëllon dhe na përgëzon

إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلَائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنتُمْ تُوعَدُونَ (30)
“E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që u premtohej.“ Fusilet, 30

Kur na jep vullnet dhe optimizëm

وَلَا تَهِنُوا وَلَا تَحْزَنُوا وَأَنتُمُ الْأَعْلَوْنَ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ (139)

“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë. “ Ali Imran, 139

Kur na i largon dëshpërimin

وَلَا تَيْأَسُوا مِن رَّوْحِ اللَّه

“ … e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, …“ Jusuf, 87

Ta lexojmë këtë Libër të Allahut dhe të meditojmë rreth mesazheve të mira që na servon ky Libër e mrekullueshëm.

I dërguari i Allahut sallahu alejhi ve selem ka thënë:

إن الله يرفع بهذا الكتاب أقواماً ويضع به آخرين

“Me të vërtetë Allahu me këtë Libër (Kuranin) disa popuj i ngritë, ndërsa disa tjerë i ulë.“ tra. Muslimi

Andaj ti o vëlla i nderuar, gëhu prej atyre që i ngritë Allahu me këtë Libër duke e lexuar Kuranin dhe duke medituar rreth ajeteve të tij.

Ali Shabani