Home \ Uncategorized \ SA PËRFITUAM NGA RAMAZANI

SA PËRFITUAM NGA RAMAZANI

Falenderimi i takon Allahut dhe salavatet dhe përshëndetjet më të mira qofshin për të dërguarin e Allahut Muhamedin, familjen e tij dhe sahabët e tij.

Muaji i ramazanit ishte muaj i begatë që e kaluam duke shpresuar se e kemi shfrytëzuar në kënaqësinë e Allahut dhe me gjitha begatitë që ka ardhur te ne.

Në fillim, botëkuptimi mbi farzin – obligimi me të cilin Allahu i ka obliguar robërit e Tij, është adhurim – a në çdo adhurim ka dobi për njerëzit:

a) Dobi në këtë botë

b) Dobi në botën tjetër

Agjërimi në muajin e Ramazanit është farz (obligim i prerë) dhe njëkohësisht shtyllë e fesë Islame.

Pse e Allahu e ka obliguar agjërimin në muajin e Ramazanit dhe çfarë dobie kemi ne?

Qëllimi: arritja e devocionit, gjegjësisht ruajtja nga zjarri (xhehenemi).

Kjo në muajin e Ramazanit është arritur me:

– Agjërimi gjatë ditës

– Falje, lutjet gjatë natës

– Lexim të Librit të Allahut – Kuranit Fisnik

– Dhënia e sadakave etj.

Dobitë:

– Me agjërim e arrin shpërblimin e veçantë të Allahut të Madhëruar

Allahi Madhëruar ka thënë në hadith kudsi:

إن الله تعالى يقول : إن الصوم لي و أجزي به

“Allahu I Madhëruar thotë: Agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej me të … .” Muslimi

– Në ditën e Kijametit agjëruesit i bëhet e mundur të hyjë nëpër derën Rejjan

) إن في الجنة بابا يقال له : الريان يدخل منه الصائمون يوم القيامة لا يدخل منه أحد غيرهم يقال : أين الصائمون ؟ فيقومون فيدخلون منه فإذا دخلوا أغلق فلم يدخل منه أحد(

“Në xhenet ka një derë që quhet Rejan, nëpër të do të hynë agjëruesit në ditën e Kijametit, nuk hyn nëpër të askush, pos tyre. Do të thuhet: ku janë agjëruesit? Ata ngriten dhe hynë në të,e kur të hynë, ajo mbyllet dhe nuk hyn më në të askush.” Mutefekun alejhi

– Në ditën e Kijametit do të kënaqet me takimin me Zotin e tij.

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejreja se I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

-:”للصائم فرحتان: فرحه حين يفطر، و فرحة حين يلقى ربه”.

“Për agjëruesin ka dy gëzime: gëzim kur bën iftar dhe gëzim kur do ta takojë Zotin e tij.”

Në transmetin tjetër qëndron:

وللصائم فرحتان يفرحهما : إذا أفطر فرح بفطره ، وإذا لقي ربه فرح بصومه

“Për agjëruesin ka dy gëzime me të cilat gëzohet: kur bën iftar, gëzohet me iftarin dhe kur ta takojë Zotin e tij, do të gëzohet me agjërimin e tij.”

Përfitime tjera

· Aspektin fetar

Me agjërimin e muajit të Ramazanit besimtari e ngritë shtyllën e fesë islame.

· Në aspektin shëndetsor

Me agjërim regjenerohen qelizat në trupin e njeriut dhe trupi bëhet më i qëndrueshëm.

· Aspektin social

Me agjërim besimtari solidarizohet me të vaefërit.

Ali Shabani

Maj, 2020