Home \ Hutbe \ TË DUAM PËR TJETRIN ATË QË E DUAM PËR VETEN

TË DUAM PËR TJETRIN ATË QË E DUAM PËR VETEN

Një adhurim i zemrës, e cila ndërton zemra të pastërta, një gjë që rregullon çdo problem, e zhvillon butësië, e ngërthen lumturinë,dhe njeriu nuk e ka plotësuar imanin e tij pa këtë gjë. Enes ibën Maliku (radijAllahu anhu) përcjell se i dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Nuk ka besuar askush prej jush, deri sa të dojë për vëllain e tij atë që e do për vete.” E shënon Buhariu dhe Muslimi

Allahu Ekber, le të mendojmë rreth fjalës së tij “të dojë për vëllain e tij”, kjo tregon për ngrohtësinë e dashurinë, dhe në kontektsin e mohimit të imanit është mohim i një imani të plotë, e jo edhe mohim i tërësishëm, sikru që është hadithi: “Nuk ka namaz në prezencë të ushqimit.” Pra; nuk është namaz i plotë.

Dashuria ndaj tjetrit është në dy kategori:

E para: Dashuri obligative, kjo ka të bëjë me gjërat e fesë, , në hadithin tjetër thuhet: “pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, nuk ka besuar askush prej jush deri sa të dojë për vëllain e tij atë që dëshiron për veten e tij prej mirësive.” E shënon Nesaiu, shejh Albani e vlerësoi sahih.

Kështu që muslimani duhet të dojë për vëllain e tij musliman t’i veprojë ai adhurimet, e të largohet prej ndalesave, prej shenjave të kësaj dashurie është këshillimi, përhapja e të mirëave, lutja ndaj tij.

E dyta: Dashuri e preferuar, është ajo që ka të bëjë me çështjet e dynjasë, sepsetë jesh altruist në çështjet e dynjasë është gjë e preferuar, si përshembull të jetë me bollëk në pasurinë e tij, e të dojë edh epër vëllain e tij të njejtën.

Prej dijetarëve ka që dispozitën e obligimit nuk e ndan, kështu që ajo përfshin obligueshmërin e dashurisë së mirësive për muslimanët në çështjet e dynjasë e të ahiretit.

Ajo që është për qëllim nga e gjithë kjo është se prej ciëlsive të imanit është të duash të vëllain besimtar atë që e do për vete dhe të urresh për të atë që e urren për vete, sikur që na flet hadithi: “shembulli i besimtarëve në dashuri, mëshirim dhe ngrohtësi mes tyre është si shembulli i një trupi, nëse një pjesë ankohet, i gjithë trupi e ndjen lodhjen e sëmundjen.” E shënon Muslimi.

Andaj, besimtarin e dëmton ajo që e dëmton vëllain e tij, dhe e brengos ajo që e brengos atë.

Shembuj të ndritshëm rreth dashurisë për të tjerët

Ibën Abasi (radijaAllahu anhu) ka thënë: “Unë lexpj një ajet nga Libri i Allahut, dhe dëshiroj që të gjithë njerëzt të dijnë atë që di unë.”

Është obligim që njeriut duhet të sillet me të tjerët sikru që dëshiron që ata të sillen me të, në hadithi qëndron: “kush dëshrion të shpëtojë nga zjarri e të hyjë në xhenet, le të jetë shpresa e tij duke besuar në Allahun dhe ditën e fundit, e le të sillet me njerëzit sikkur dëshiron ata të sillen me të.” E shënon Muslimi.

Është pyetur Ahnef ibën Kajs: Ku e mësove butësinë? Ai u përgjigj: prej vetes sime, nëse urreja diç prej tjerëve nuk veproja ashtu me askënd tjetër.”

Le të meditojmë rreth disa formave nga aktualiteti i jetës sonë, e ndoshta kështu  na hap dyert e mirësive.

Kur ti je në makinën tënde dhe dëshiron të kalosh përmes një rrugë të ngarkuar, a nuk do gëzohesh nëse ndokush ndalet dhe të hap rrugë ty, padyshim që do të thuash: Po, edhe unë do bëj kështu me të tjerët.

Kur ti dëshiron të blesh një makinë, shtëpi apo elektronikë, a nuk do dëshiroje që shitësi të tregoj defektet e veçoritë? Vepro kështu me të tjerët.

Kur pyetesh për fejesë, trego me drejtësi dhe sinqeritet sikur që dëshiron të të tregojnë të tjerët.

Mbuloja rëshqitjet e tjetrit sikur që dëshiron që gabimet e tua të mos shfaqen, padyshim se ske dëshirë që të përgojohesh, andaj mos përgojo, padyshim se kur të dëgjon se filani ka mbrotjur nderin tënd do ta duash, por edhe ti mbroje nderin e tij.

Patjetër se do e duash njeriun që flet mirë, e fjalë të bukura, të buzëqeshur, kështu bëhu edhe ti kur të takohesh me njerëzit.

Padyshim se ke dëshirë të shohësh vendet e pastërta, si kopshtet e vendet në përgjithësi, edhe ti bëje zakon për vete e familjen tënde, ta lësh vendin ashtu si e gjete të pastër.

Shembujt janë të shumtë, le të jetë kjo një rrugë që e plotëson ti imanin tënd e të afrohesh më afër Zotit.

Le ta vëndojmë më shoesh veten tonë në pozitën e tjetrit.

Përktheu: Shpend Zeneli