Home \ ZGJODHËM PËR JU \ TË MENDUARIT POZITIV

TË MENDUARIT POZITIV

Besimtari çdoherë i jep përparësi të menduarit pozitiv dhe jo pa sebep/shkak. Ja disa arsye “të arsyeshme” për këtë gjë:

– Të menduarit pozitiv ndihmon në menaxhimin më të mirë me stresin dhe ndihmon tejkalimin e situatave të tilla me sukses.

– Shëndet më të mirë. Të menduarit ndikon në mënyrë direkte mbi trupin tonë dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kur mendimet negative zëvendësohen me qetësi, besnikëri dhe paqe në vend të hidhërimit, frikës dhe brengës, do ta shijoni ndjenën e rehatisë.

– Vetëbesimi. Kur kemi vetëbesim kjo do të thotë se besojmë në aftësitë dhe shkathtësitë tona. Kjo do të thotë se jemi të lumtur dhe nuk kemi nevojë ta luajmë rolin e tjetrit. Nuk kemi nevojë të bëhemi si tjetri.

– Vendimmarrje më e mirë. Të menduarit pozitivisht parandalon krijimin e gjykimeve joreale, paragjykimeve dhe vendimeve dhe veprimeve për të cilët ndoshta më vonë do të pendoheni.

– Përqëndrim më i mirë. Të menduarit pozitivisht ndihmon të fokusoheni në ygjidhjen e problemit e jo të humbni kohë dhe energji në emocione negative.

– Menaxhim më i mirë i kohës, me fokusim më të mirë dhe vendime të duhura. Do të jeni më të organizuar dhe do fitoni më shumë “quality time-kohë cilësore”, për veten dhe familjen tuaj.

– Më pak frikë. Frikën e shkakton të menduarit rreth gjërave negative.

– Jetë më të lumtur. Nesë mendoni pozitivisht dhe mundoheni tu shmangeni gjërave negative do të gëzoni jetë të lumtur, paqe dhe shëndet të mirë. /albislam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.