Home \ Uncategorized \ TI VETËM TROKIT DERËN!

TI VETËM TROKIT DERËN!

Fudajl ibn Ijadi rrëfen: Kam mësuar durimin prej një fëmije të vogël.
Një ditë prej ditëve isha duke shkuar në xhami, rrugës dëgjova një grua që po rihte fëmijën e saj brenda shtëpisë, e ai qante e bërtiste, papritmas u hap dera dhe fëmija iku jashta, ajo e mbylli derën dhe nuk iu vu pas.
Fëmija pasi që qau pak, shikoi djathtas e majtas e nuk gjeti strehim, u kthye tek nëna e tij, por që dera ishte e mbyllur, e vëndoi faqen e tij në pragun e derës dhe e zuri gjumi.
Kur nëna e tij doli dhe e pa në atë gjendje nuk arriti ta mbaj veten, u hodh mbi të, e morri në duar dhe e përqafoi, e i thoshte: i dashuri im, ku ikë prej meje, kush të strehon pos meje, të thash mos më kundërshto. Kështu e përqafoi në gjoksin e saj e qante dhe të dytë hyrën në shtëpi.

Fudajl ibn Ijadi filloi të qajë, saqë edhe mjekra iu lag nga lotët, e tha: SubhanAllah, nëse robi do kishte durim në derën e Zotit të madhëruar do i hapej atij ajo derë, e do largohej pengesa, do afrohej afër Tij, e do ishte nga të dashurit e Tij.

Marrë nga libri (Raud el-Feik)