Home \ Opinione \ Uniteti në fatkeqësi

Uniteti në fatkeqësi

Shkruan Teolog Fidan Bilalli

Bota është para një sfide të madhe. Ajo përballet me pandeminë vdekjeprurëse e cila tashmë është përhapur në afro 200 shtete të botës. Është trajtuar dhe eleboruar nga këndvështrime të shumta e nga rrafshe të ndryshme. Rrjedhimisht, pandemia Covid-19, është sfida e radhës për njerëzimin. Si në shumë vende të botës, edhe ne jemi pranë gjirit familjar duke pritur të papriturat nga kjo fatkeqësi.

Fenomenet e shumta si: Tërmetet, luftërat, përmbytjet, uria, acari, sëmundjet, pandemitë, etj., nuk janë të rastësishme: ” Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër-Levhi Mahfudh) …[1]

Në fakt, të gjitha janë të projektuara përpikëmërisht nga ana e Fuqiplotit. Pafundësisht të jemi mirënjohës Allahut Fuqiplotë, ngase, asnjë fatkeqësi nuk është e përhershme. Që të gjitha kanë fillimin dhe fundin e tyre.

Asnjë shoqëri nuk është imune nga fatkeqësitë, që nënkupton se ato nuk përcaktojnë vend e as kohë. Në disa raste pasojat e fatkeqësive janë të përmasave të mëdha botërore, duke shkaktuar frikë, pasiguri dhe vdekje të shumta. Pavarsisht faktit se për njeriun ato janë të padëshiruara, megjithatë,  “Ju patjetër do të sprovoheni …[2]

Është dëshmuar historikisht se në çdo moment kritik, uniteti-bashkimi ka dhënë rezultate të kënaqshme. Edhe në këto rrethana pandemie, ajo që na bashkon të gjithëve është vendosshmëria jonë e përbashkët që virusi Corona të sjell pasoja sa më të vogla në shoqërinë tonë kosovare.

Institucionet tona qeveritare me gjithë mekanizmat tjerë relevant përballë pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, dorën n’zemër mund të themi se kanë arritë ta menaxhojnë mirë, kur kemi parasysh edhe fondin e varfër të ndarë nga Qeveria e Kosovës në luftë kundër pandemisë. Thirrjës për të implementuar të gjitha masat e përcaktuara nga instancat shëndetësore dhe qeveritare, masa e gjerë kosovare vendosi t’i zbaton edhe në praktikë. Qëndrimi në karantinë-vetizolim, tashmë ishte alternativa e vetme.

Objektivi ynë në një rrethanë të tillë sfiduese ishte:

  • masat parandaluese nga rreziku që mund t’i kanoset shoqërisë sonë kosovare dhe
  • tejkalimi sa më i lehtë dhe me pasoja sa më të vogla.

Si asnjë sprovë më parë, sëmundja Covid-19, na bëri më të bashkuar se kurrë në aspektin familjar. Izolimi-karantimi brenda ambientit familjar, sikur na bëri të qartë se, disa gjëra në jetë kanë vlerë dhe rëndësi të madhe. Sa më të fuqishëm e të kordinuar me njëri-tjetrin, aq më lehtë arrijmë t’i tejkalojmë veshtirësitë në jetë.

Pas mbështetjës në Allahun, gjëja e parë që duhet të kemi parasysh përballë një sprove është uniteti, qetësia, maturia dhe vetëpërmbajtja. Të mos nxitojmë të bëjmë veprime të ngutshme. Krahas vigjilencës, mençurisë dhe qasjes në raport me rrezikun e fatkeqësisë, të jemi të bashkuar dhe unik me njëri-tjetrin, të konsultohemi dhe t’i bashkërendojmë veprimet tona. Vetëm duke treguar unitet bëhemi më të fuqishëm.

Pse na duhet uniteti në rast fatkeqësie?!

Lexues i dashur! Nëse ka një gjë të mirë në këtë rrethanë kritike, domosdoshmërisht ajo duhet të jetë uniteti ynë përballë kësaj fatkeqësie! Të paktën ky moment të jetë sinjal për një bashkim dhe unitet edhe më të fuqishëm brenda shoqërisë sonë kosovare. Të bashkuar më lehtë i tejkojmë fatkeqësitë, të bashkuar më shpejtë i parandalojmë pasojat, të bashkuar më mirë i riparojmë dëmet e shkaktuara.

Uniteti ynë është më se i nevojshëm në këtë fatkeqësi e cila përveç panikut(frikës) së krijuar, ishte  edhe shqetësim real për të prekurit dhe dhimbje për të vdekurit.

Përjashtimisht institucioneve të caktuara si: institucionet e sigurisë, shëndetësisë dhe mekanizmave tjerë humanitar, ne të tjerët jemi ngujuar në vatrën tonë familjare; i pasuri, i varfëri, i forti, i pafuqishmi, politikani, intelektuali, etj. Kishte vetëm një thirrje, ajo ishte ”rri’Nshpi” që nënkuptonte ”ruaje veten, ruaj të tjerët”.

Shikuar nga këndvështrimi islam, kjo në fakt ishte një thirrje hyjnore: “Mos e shkatërroni veten tuaj me duart e juaja[3], thirrje e cila për katërmbdhjetë shekuj me radhë ishte zbatuar e implementuar në traditën islame.

Në vazhdimësi, veçanarisht në kohë të vështira, bashkimi-uniteti i një shoqërie është primare dhe qenësore për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së njeriut. Krijuesi ynë nxitë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara…[4], për të vazhduar më pas me versetin vijues i cili fuqizon edhe më shumë fushveprimtarinë e përbashkët në situata të tilla: “…mos u përçani ndërmjet vete…”[5]E tërë kjopasqyron më së miri qëndrimin Islam në raport me unitetin dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë në fatkeqësi.

Është fak se e vërteta reflekton në çdo rrethanë, madje edhe në fatkeqësi e situata të vështira.

  • Të ngujuar pranë familjarëve, kemi mësuar se Fuqia dhe Pushteti i takojnë vetëm Zotit.
  • Të ngujuar pranë familjarëve, kemi mësuar se në këtë botë nuk ka asgjë më të rëndësishme se besimi i pastër dhe shëndeti i mirë.
  • Të ngujuar pranë familjarëve, kemi mësuar se asgjë nuk qenka më me vlerë se fëmijët, prindërit, bashkëshortët dhe antarët tjetër të familjës.

T’i thërrasim mendjes, nuk është vonë!

Realisht, nuk jam optimist se edhe pas kësaj fatkeqësie (pandemie), gjërat do rrjedhin ashtu siç do dëshironim. Këtë e ka dëshmuar e kaluara jonë. Pandemia do të kalojë, pa sjellur ndryshime të mëdha në shoqërinë tonë. Kjo sëmundje inshalla do të kalojë, por do të mbesin sëmundjes e zemrës dhe shumë dukuri e fenomene negative.

Nga kjo fatkeqësi bashkërisht mund të kuptojmë se urrejtja, amiqësia, zilia, egoja, nuk duhet të kenë vend në zemrat dhe mendjet tona.

Nga kjo fatkeqësi bashkërisht mund të kuptojmë se alkooli, droga, korrupsioni, vjedhja, prostitucioni, nuk i shërbejnë të ardhmes sonë të ndritshme.

Nga kjo fatkeqësi bashkërisht mund të kuptojmë se toleranca, mirëkuptimi, harmonia, respekti, bashkëpunimi dhe solidariteti janë vlera dhe tipare të kombit tonë. Familjet e jetimëve dhe ato skamnore në këtë kohë izolimi, presin dorën e zgjatur të ndihmës dhe solidaritetit.

Përfundimisht, nga kjo fatkeqësi bashkërisht mund të kuptojmë se Allahu nuk e ndryshon gjendjen e shoqërisë sonë, nëse ne nuk e ndryshojmë atë. E këtë bashkarisht edhe mund ta bëjmë!

Belat-fatekqësitë nuk dëmtojnë vetëm të padrejtin, kriminelin, zullumqarin por i dëmtojnë edhe të tjerët. Muhamedi ﷺ ka thënë: “Nëse umeti im mbushet me mëkate, atëherë Allahu i përfshin me dënimin e Tij”. I thanë: – O i dërguari i Allahut, po në mesin e tyre a ka njerëz të devotshëm dhe të mirë? – Po gjithsesi do të ketë. – Po si do të veprohet me ata?! – Do ti godet fatkeqësia e cila i ka goditur të tjerët (me mëkatarët), e pastaj Zoti i fut në mëshirën dhe kënaqësinë e Tij”.[6]

Gjendja mendoj se është serioze. Numri i të infektuarve dhe personave të vdekur në botë në vazhdimësi është në rritje e sipër. Nuk e di cili do të jetë epilogu e kësaj pandemie në shoqërinë tonë, por nje gjë e di, është momenti si shoqëri t’i kthehemi natyrshmërisë sonë të pastër.

A mos vallë kjo pandemi globale, mund të jetë si rezultat i veprimeve tona?! Natyrisht, ”Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqia)…[7]         Ibn Kajimi r.a. ka thënë: ”O mëkatar, ruaju se pas mëkatit pason e keqja e mëkatit!”

Por, a mund ta ndryshojmë rrjedhën e fatkeqësisë?! Gjithsesi! Aliu r.a. thotë: “Nuk zbret fatkeqësi, vetëmse nga mëkatet dhe nuk e largohet fatkeqësia, vetëmse nga pendimi”.

Ibn Kajim r.a. ka thënë: “O mëkatar, ruaju se

Ibn Kajim r.a. ka thënë: “O mëkatar, ruaju se

ënë: “O mëkatar, ruaju se

Ëshë koha dhe momenti që mos t’i nëpërkëmbemi mesazhet dhe thirrjet hyjnore, por të bashkohemi rreth së vërtetës. Ibn Tejmije thotë: ”Zemrat e sinqerta dhe lutjet e sinqerta janë ushtri të cilat nuk mposhten kurrë”.

I dashur vëlla! Mos u dëshpëro, ngase thotë i Lartëmadhëruari: “Nëse largoheni nga ato mëkate të mëdha prej të cilave jeni të ndaluar, Ne do t’ua falim juve të tjerat mëkate dhe do t’ju fusim në një vend të ndershëm”.[8]

Eja bashkërisht dhe me ndihmën e Zotit ta tejkalojmë pandemin Covid-19, dhe shumë sfida të tjera!

Eja se para nesh është muaji i mëshirës, kohë ideale për të përmirësuar të kaluarën tonë dhe për ta ndërtuar të ardhmën tonë! Kohë ideale për të ripërtrijë lidhjen tonë me Krijuesin.

Eja t’i sanojmë dëmet e veprave tona dhe ta lusim Allahun për falje dhe mëshirë!

O All-llah Fuqiplotë, begatoje me shëndet, lumturi dhe siguri popullin tonë. AMIN!


[1] Kur’an, El-Hadid: 22.

[2] Kur’an, Ali Imran: 186.

[3] Kur’an, El-Bekare: 195.

[4] Kur’an, El-Maide: 2.

[5] Kur’an, El-Enfal: 46.

[6] Musnedi i Imam Ahmedit, 25382.

[7] Kur’an, Esh-Shura:30.

[8] Kur’an, En-Nisa: 31.