Home \ KESHILLA \ Veprat e ditës së xhuma që kanë shpërblime të medha

Veprat e ditës së xhuma që kanë shpërblime të medha

Transmetohet nga Selman el-Farisij radijAllahu anhu se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk lahet ndokush ditën e xhuma, dhe pastrohet në mënyrë më të mirë që mundet, dhe i lyen flokët me vaj nga vaji i tij, apo lyhet me erë të mirë nga shtëpia e tij e më pas niset, nuk ndan mes dy personave (në xhami), e më pas falet sa ta ketë shkruajtur Allahu që të falet dhe hesht kur hatibi fillon hutben, vetëm se i falen atij mëkatet mes asaj xhumaje e deri në xhumanë tjetër.” Transmeton Buhariu (883)

Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Fshirja e gjynaheve nga xhumja deri në xhuma është e kushtëzuar me bërjen e të gjthë gjërave të përmendur në hadith prej: larja (gusuli), pastrimi, parfumosja ose lyerja e flokëve me vaj, veshja e rrobave të mira (bukura), vajtja me qetësi për në xhami, mos kalimi mbi kokat e njerëzve, mos të ndash (ulesh) mes dy vetave, lënia e dëmtimit (shqetësimit të të tjerëve), falja e namazit vullnetar, heshtja kur imami fillon hutben dhe lënia e shpërqëndrimit (marrjes me diçka) gjatë kohës që imami flet.

Përktheu: Unejs Sheme