Home \ ZGJODHËM PËR JU \ VEPRAT VLERËSOHEN SIPAS QËLLIMEVE

VEPRAT VLERËSOHEN SIPAS QËLLIMEVE

عَنْ أَمِيرِ الْمُؤْمِنِينَ أَبِي حَفْصٍ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ  قَالَ: سَمِعْت رَسُولَ اللَّهِ  ﷺ يَقُولُ: “إنَّمَا الْأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ، وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى، فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ فَهِجْرَتُهُ إلَى اللَّهِ وَرَسُولِهِ، وَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ لِدُنْيَا يُصِيبُهَا أَوْ امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا فَهِجْرَتُهُ إلَى مَا هَاجَرَ إلَيْهِ

رَوَاهُ إِمَامَا الْمُحَدِّثِينَ أَبُو عَبْدِ اللهِ مُحَمَّدُ بنُ إِسْمَاعِيل بن إِبْرَاهِيم بن الْمُغِيرَة بن بَرْدِزبَه الْبُخَارِيُّ الْجُعْفِيُّ [رقم:1]، وَأَبُو الْحُسَيْنِ مُسْلِمٌ بنُ الْحَجَّاج بن مُسْلِم الْقُشَيْرِيُّ النَّيْسَابُورِيُّ [رقم:1907] رَضِيَ اللهُ عَنْهُمَا فِي “صَحِيحَيْهِمَا” اللذِينِ هُمَا أَصَحُّ الْكُتُبِ الْمُصَنَّفَةِ.

Nga prijësi i besimtarëve, Ebu Hafs Omer ibn El Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcillet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Në të vërtetë, veprat vlerësohen sipas qëllimeve (nijeteve) dhe gjithsesi çdonjëri do ta marrë vetëm atë që ka pasur për qëllim. Kështu, kushdo që shpërngulet tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, shpërngulja e tij është për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ndërkaq, ai që shpërngulet për të fituar ndonjë të mirë të kësaj bote a për t’u martuar me ndonjë grua, atëherë shpërngulja e tij është për atë që është shpërngulur.”

Këtë thënie profetike e shënojnë dy muhadithët: Ebu Abdullah Muhamed ibn Ismail ibn Ibrahim in El Mugira ibn Berdizbe El Buhari El Xhu’fiu [numër 1] dhe Ebul Husejn Muslim in El Haxhaxh ibn Muslim El Kushejri En Nejsaburiu [numër 1907], Allahu qoftë i kënaqur me ta!, në sahihët e tyre, që janë librat më të saktë të përpiluar.

Dobitë e Hadithit:

  1. Islami sillet rreth dy haditheve, rreth këtij hadithi dhe hadithit të Aishes (radijallahu anha) që flet për risitë.
  2. Rëndësia e qëllimit ngase veprat e vlerësohen dhe merren në konsideratë varësisht prej tij.
  3. Qëllimi i ka dy kuptime kryesore:
    a) Qëllimi bën dallimin ndërmjet adhurimeve dhe veprave të zakonshme në të cilat nuk synohet Allahu.
    b) Qëllimi që bën dallimin ndërmjet llojeve të ndryshme të adhurimeve.
  4. Mjetet që do të na ndihmojnë në përmirësimin e qëllimeve-nijetit:
    a) Lutja (duaja) e drejtuar Allahut për përmirësimin e qëllimeve.
    b) Vetëdija për vlerën e nijetit.
    c) Vetëdija për rrezikun e dyfaqësisë.
    ç) Njerëzit nuk e kanë në dorë as xhenetin e as xhehenemin.
    d) Frika nga mospranimi i veprave.
    e) Të mos ndikohemi nga ato që i thonë njerëzit.
  5. Metoda e mirë e të Dërguarit në sqarimin e gjërave, gjykon veprën dhe vepruesin duke sjell një shembull të qartë.
  6. Shpërngulja (hixhreti) për hir të Allahut është prej veprave të mira.
  7. Nëse njeriu mund ta shfaq haptas fenë e tij në këtë rast hixhreti është mustehab (i pëlqyer), në të kundërtën hixhreti bëhet obligim (vaxhib).
  8. Nëse njeriu jeton në vende ku mbizotërojnë mëkatet dhe frikohet se mund të devijojë ashtu siç kanë devijuar banoret e vendit, hixhreti për të bëhet obligim. Ne të kundërtën bëhet mustehab.
  9. Nëse njeriu jeton në vende ku dominojnë mëkatet dhe mendon se qëndrimi i tij në atë vend është efektiv në përmirësimin e vendit atëherë obligohet të qëndroj në atë vend.
  10. Hixhreti tek i Dërguari pas vdekjes së tij bëhet duke e respektuar sunetin dhe ligjin e tij e jo duke u shpërngulur fizikisht në Medine për shkak trupit të tij.

Përgatiti komentimin Hoxhë Vedat Skenderi

Hadithin përktheu: Jusuf Kastrati

Burimi: albislam.com