Home \ ISLAM \ Vlera e kërkimit të faljes (istigfari)

Vlera e kërkimit të faljes (istigfari)

 

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar, që robërit e Tij i urdhëroi që t’i kërkojnë falje dhe u premtoi se do t’i falë. Paqja dhe mëshira e Allahut të Lartësuar qoftë mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar që istigfarin (kërkimin e faljes) e bëri si shkak i faljes së mëkateve.

Disa nga vlerat e istigfarit:

1- Njëri ndër adhurimet më të dashura tek Allahu.

2- Shkaktar i faljes së mëkateve siç thotë Allahu në Kuran: “Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet fal shumë.” (Suretu Nuh: 10)

3- Shkaktar i zbritjes së shiut, siç thotë Allahu në Kuran: “Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk.” (Suretu Nuh: 11)

4- Shkaktar kryesor i shtimit të fëmijëve e pasurisë: “Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” (Suretu Nuh: 12)

5- Shtim i forcës dhe i fuqisë suaj i shton fuqi.” (Suretu Hud: 52)

6- Përjetime të mira: “E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) tek Ai, se Ai do t’ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë).” (Suretu Hud: 3)

7- Largimi i problemeve: “Po Allahu nuk do t’i dënojë ata, derisa t’i (Muhamed) je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfar).” (Suretu Enfal: 33)

8- Është shkaktar që gjithsecili të marrë shpërblimin e tij të merituar: “Çdo punëmiri ia jep shpërblimin e merituar.” (Suretu Hud: 3)

9- Robërit më së shumti kanë nevojë për istigfar se ata bëjnë mëkate ditë e natë e Allahu i Mëshirshëm ua fal ato me istigfar.

10- Istigfari është shkaktar kryesor për zbritjen e mëshirës së Allahut të Lartësuar, siç thotë Allahu në Kuran: “Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos i kërkoni falje Allahut që të mëshiroheni?” (Suretu Nemël: 46)

11- Istigfari thuhet në fund të tubimit dhe Allahu ua fal mëkatet atij mexhlisi.

12- Pasim i Muhamedit salallahu alejhi ue selem ngase ai ka bërë në një mexhlis estagfirullah ue etubu ilejh 70 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.